Ministri i Bujqësisë Edmond Panariti, mori pjesë në Forumin e Politikave Bujqësore për Mbështetjen dhe Zhvillimin e Politikave në Europën Jug-Lindore, i organizuar nga Komisioni Europian dhe Ministria e Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave. Gjatë fjalës së tij, në çelje të forumit që do të mbahet nga 11 - 14 tetor 2016, Ministri Panariti deklaroi se, “politikat bujqësore duhet të mbështesin sektorin në rritjen e aftësisë konkurruese të saj, por ajo do të arrijë vetëm atë funksion në qoftë se është reale dhe e bazuar në fakte e nevojave reale”. “Në mënyrë që të jemi në gjendje për të bërë politika të bazuara në prova, ne, krijuesit e politikave, nevojitet të kemi mbështetje nga të gjithë ju: fermerët, ekspertë, bizneset, organizatat e shoqërisë civile, si dhe institucionet e BE-së, që bashkërisht të shqyrtojmë situatën, nevojat, trendet, sfidat, kërcënimet, domethënë, të siguromë prova mbi bazën e të cilit ne, politikanët, duhet të ndërtojmë politikat tona”, theksoi Ministri i Bujqësisë. Më tej, duke folur për sektorët bujqësorë, që sipas deklaratës së ministrit, në të gjitha ekonomitë në Evropën Juglindore janë të vegjël në krahasim me shumicën e vendeve dhe tregjeve që na rrethojnë, “ky forum ka rëndësi të madhe. Kjo është një mundësi shumë e veçantë, kur më shumë se 100 përfaqësues përkatës nga ministritë, institutet kërkimore, bizneset, OJQ-të, organizatat ndërkombëtare dhe fermerë nga e gjithë Evropa Juglindore, por edhe nga vendet anëtare të BE dhe KE të punojnë së bashku për të dalë me rekomandime për politikat më të mira në rajon në fushën e bujqësisë dhe zhvillimit rural”. Në hapjen e forumit, ishte e pranishme edhe Ambasadorja e BE-së, Romana Vlahutin, e cila deklaroi se, qeveritë janë përgjegjëse për sigurinë dhe cilësinë e ushqimeve. “Bujqësia është një sektor me rëndësi dhe ndihmon tregun e punës. Ky sektor kontribon 20 % të Prodhimit të Brendshëm Bruto dhe 50% të punësimit në Shqipëri. Buxheti i BE për periudhën 2016-2020 është 71 mln euro dhe bujqësia duhet të jetë sektor motor për rritjen e ekonomike”, deklaroi Vlahutin.



