Situata ende problematike, riaktivizohen vatrat e zjarrit në Tepelenë

Situata ende problematike, riaktivizohen vatrat e zjarrit në Tepelenë

Janë riaktivizuar vatrat e zjarrit përsëri në Tepelenë.

Edhe pse gjatë ditës së sotme për disa orë u vunë në kontroll, duket se zjarri ka marrë përmasa të mëdha në orët e pasdites.  

Nga të dhënat e fundit rezulton se situata mbetet serioze në lagjen “15 Shtatori”. 

Zjarret e rëna më herët në Kurorën e Gjelbër të qytetit rrezikoi të përfshinte edhe spitalin e Tepelenës. 

Ndërsa tani kërkohet ndihma edhe e helikopterit për të bërë të mundur shuarjen e tyre. 

Specialistët e Emergjencave Civile vijojnë të monitorojnë situatën nga afër në të gjithë vendin. Emergjencat Civile bëjnë thirrje ndaj qytetarëve që në rast se konstatojnë zjarre, të njoftojnë menjëherë në numrat e emergjencave 112, 129 ose në numrin 0694110198.

QARKU GJIROKASTËR

Vatra e zjarrit e nisur mbrëmjen e djeshme në kurorën e gjelbër të qytetit të Tepelenës është riaktivizuar sërish. Emergjencat Civile kanë nisur një helikopter për shuarjen flakëve nga ajri pasi ndërhyrja nga toka është e vështirë për shkak të terrenit të vështirë.

 QARKU DIBËR

 Në fshatin Dushaj, Bulqizë vijon zjarri në një masiv pyjor me dru ahu. Forcat zjarrfikëse kanë ndërhyrë me mjete rrethanore për shkak të terrenit të thyer. Aktualisht është duke u punuar për shuarjen e flakëve edhe pse ato favorizohen nga era. Në fshatin Patin, Klos zjarri ka djegur një sipërfaqe prej 1 hektarësh me shkurre, ferra dhe pisha. Zjarrfikëset kanë ndërhyrë me mjete rrethanore dhe vetëm pas disa orë punë kanë arritur të shuajnë flakët.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy