Gazetari Arsen Rusta dha në Mcn Live të tjera detaje në lidhje me hetimet për inceneratorin e Elbasanit, ku janë lëshuar 14 masa sigurie. Interesit të MCN Live pse Prokuroria ka nisur këtë hetim, organi i akuzës i është përgjigjur se gjithçka lidhet me dy zjarre që kanë rënë në landfill, ku ka dyshime se janë bërë për të humbur gjurmët nga sasia e mbetjeve që depozitohen në landfill.
“Është një hetim i Prokurorisë së Elbasanit, miratuar edhe nga Gjykata për masa sigurie, janë plot 14 masa sigurie, për kontroll banesash, kontroll zyrash, ambiente biznesi, sekuestrim të telefonëve celularë, por edhe kompjutera dhe laptopëve. Po pse e ka nisur Prokuroria këtë hetim? MCN Live është interesuar dhe përgjigjia e marrë është që në 2023-shin pranë këtij landfilli ka rënë zjarr, po ashtu edhe në 2025-ën dhe sipas Prokurorisë gjithçka bëhet për të humbur gjurmët nga sasia e mbetjeve që depozitohet në këtë landfill, dhe nga ana tjetër kompania aksionere në menaxhimin e 8 bashkive të qarkut, faturohen shërbime dhe paguhen para nga buxheti i shtetit me justifikimin që përdoret inceneratori, bëhet mirëmbajtja, blihet karburant, por nga ana tjetër thotë prokruoria inceneratori s’funksionon dhe kemi vetëm një landfill, dhe e gjitha kjo ka krijuar indicie. Deri në këto momenti s’kemi asnjë të arrestuar, por Prokuroria e Elbasanit s’e përjashton mundësinë që në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal kjo çështje të rikthehet sërish në SPAK. Deri në këto momente janë të dyshuar përfaqësuesit e bashkive, që janë pjesë e shoqërisë aksionere, janë dy administratorët dhe zyrat e financave, dhe zyrat juridike, që janë pjesë e verifikimit të Prokurorisë Elbasan”.



