Ben Blushi ishte sonte në studion e Zululand për të folur për referendumin e 9 prillit, Ramën dhe marrëdhënien me Partinë Socialiste. Sipas Blushit procesi i votimit u “bojkotua” nga media aspo siç e quan vetë Blushi “Media u pajtua me këtë shkelje, që kryetari të mos zgjidhej”. Me gjithë “luftën” në PS për zgjedhjen e kryetarit, Blushi është i kënaqur. “Doja të testoja se sa njerëz mbështesinin bindjet e mija dhe kjo vazhdon te më pëlqejë akoma”, tha Blushi.
Në studion e Zululand Ben Blushi tha se Referendumi kishte si qëllim heqjen e të drejtës së kandidimit për kryetar të PS-së. Sipas tij, Rama ka një aftësi të veçantë për të marrë pranë vetes njerëz të paaftë. Ndërsa i ndalur tek metodat e qeverisjes së Edi Ramës, Blushi tha se është politikani më demode. Sipas Blushit “Janë shijet e Ramës për të mvledhur njerëz medioker rreth vetes. Ka një aftësi për të mbledhur të paaftë”.
I pyetur nga Mustafa Nano se përse qëndron në politikë, Blushit ju desh pak kohë për të kthyer një përgjigje. Ai tha se Politika po i shijon akoma dhe se ka ende fuqi dhe frymëzim për tu marrë me të.
Gazetari Mustafa Nano dha opinionin e tij për Ben Blushin në politikë. Ai tha se Blushi duhet të qëndrojë jashtë PS. “Është e kotë që të bësh një betejë brenda PS-së. Ti na duhesh që këtë betejë ta bësh jashtë, jo si kundërshtar i Ramës brenda PS, por i gjithë establishmentit jashtë PS-së. Unë mendoj se ka ardhur koha që ti të drejtohesh atyre njerëzve që janë ndryshe nga ajo pjesë e shoqërisë që është e përgjumur, dhe ti drejtohesh asaj pjesë të shoqërisë që është më e fisme, që kërkon rregull, disiplinë dhe është më moralshme”, tha Mustafa Nano.
Gjatë bisedës në studio, Nano e pyet Blushin se kur arriti ta njoh Edi Ramën e vërtetë. “E njoha në 2009 atëherë kur humbi zgjedhjet…”, tha Blushi.



