Projekt-ligji për policinë, rikthehen protesat e dhunshme në Francë

Projekt-ligji për policinë, rikthehen protesat e dhunshme në Francë

Dhjetëra protestues janë përplasur me policinë në kryeqytetin francez Paris në demonstrata të reja kundër një projektligji të diskutueshëm të sigurisë.

Policia hodhi gaz lotsjellës pasi protestuesit me kapuç thyen vitrinat e dyqaneve dhe vendosën disa automjete të ndezura.

Gati 100 tubime ishin planifikuar në të gjithë vendin të  ditën e sotme. 
Franca ka parë protesta të përjavshme në të gjithë vendin mbi projekt-ligjin, i cili u intensifikua pasi u shfaqën pamjet e tre policëve të bardhë që abuzonin dhe rrihnin një muzikant zezak.

Duke iu përgjigjur reagimit të ashpër, partia qeverisëse e Presidentit Emmanuel Macron tha javën e kaluar se disa pjesë të ligjit do të rishkruhen. Sidoqoftë, kjo nuk ka bërë sa duhet për të qetësuar kundërshtarët e këtij projekt-ligji.

Të Premten z. Macron pranoi "ka policë që janë të dhunshëm,  ata duhet të ndëshkohen", tha Macron në një intervistë të drejtpërdrejtë për Brut.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy