Lavrov mohon spekulimet: Putini nuk është i sëmurë me kancer

Lavrov mohon spekulimet: Putini nuk është i sëmurë me kancer

Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov ka mohuar spekulimet se presidenti Vladimir Putin është i sëmurë.

Në një intervistë për televizionin francez, Lavrov tha se lideri rus shfaqet në publik çdo ditë dhe asnjë person i arsyeshëm nuk do të shihte ndonjë shenjë sëmundjeje.

Ka pasur spekulime mediatike në rritje, të pa konfirmuara, se Putin që këtë vit bëhet 70 vjeç, mund të vuajë nga një sëmundje e rëndë, me gjasë kancer.

Intervista erdhi ndërsa Rusia vazhdon përparimin e saj në rajonin e Donbasit të Ukrainës.

Lavrov tha se "çlirimi" i rajonit lindor ishte një "prioritet i pakushtëzuar" për Rusinë.

Ai përsëriti linjën e diskredituar gjerësisht të Kremlinit se Rusia po lufton një "regjim neo-nazist".

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy