Morën “OK”-in nga KLP/ Kush janë dy prokurorët që i bashkohen SPAK-ut

Morën “OK”-in nga KLP/ Kush janë dy prokurorët që i bashkohen SPAK-ut

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK, plotëson organikën me 20 prokuror.

Në mbledhjen e të Mërkurës të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, me 8 vota pro, u emëruan në detyrë Anita Jalla që mbante deri tani postin e drejtueses së Prokurorisë së Durrësit, dhe Bledar Maksuti, aktualisht prokuror në Tiranë.

Para vendimit të emërimit të këtij të fundit, KLP vendosi dhe moscaktimin Ndini Tavanit për të shkuar në SPAK.

Ky vendim erdhi për shkak se komisioni i verifikimit pranë Prokurorisë së Posaçme në përbërje të të cilit janë edhe gjyqtar e përfaqësues të BKH-së, konstatoi se ai nuk plotësonte kushte e sigurisë.

Vetë Ndini Tavami, para nisjes së mbledhjes i dërgoi një shkresë KLP-së, ku kërkonte të aprovohej vendimi i komisionit pranë SPAK. Ai kërkoi pezullimin e mbledhjes me pretendimin se janë kryer disa shkelje.

“Ju, që keni aktet e këtij procesi e kuptoni se si kandidat as jam njoftuar përgjatë procesit të vlerësimit të figurës dhe as jam pyetur mbi ndonjë gjetje, aq më pak as më është dhënë mundësia të paraqes qëndrimin tim apo provat eventuale, që mund t’i shërbenin Komisionit të nderuar”, tha ai.

Ndini Tavani kaloi vetingun me vendim të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit pasi ishte shkarkuar nga Shkalla e parë, njëjtë si kolegu i tij që u zgjodh si prokuror i SPAK. Pritet që kjo çështje të kthehet në një betejë gjyqësore pasi Tavani ka paralajmëruar padi në Gjykatën Administrative ku do të kërkojë shfuqizim të vendimit të KLP-së.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy