Guida polake sulmohet në Shqipëri/ Dëshmia e Hołowczyc: U dhunova brutalisht për arsye konkurrence!

Guida polake sulmohet në Shqipëri/ Dëshmia e Hołowczyc: U dhunova brutalisht për arsye konkurrence!

Një shtetas polak, i cili ishte në krye të një guide turistike në Shqipëri është dhunuar brutalisht në Bënjë të Përmetit. 

Bëhet fjalë për shtetasin Radoslaw Hołowczyc, i cili në dëshminë e dhënë rrëfen se ngjarja ndodhur më 2 gusht dhe dyshohet se autorët janë persona të lidhur me një agjenci turistike konkurrente. 

Radoslaw ka treguar se sulmi ndodhi në një zonë të izoluar pranë burimeve termale, ku ai ishte në shoqërinë e një grupi vizitorësh. 

Në procesverbalin e ankimit në Komisariatin e Policisë Përmet thuhet:

Në zonën e parkimit, në një vend të izoluar të mbuluar me bimësi, ku nuk ka turistë apo kalimtarë, u sulmova nga Albi Miftari i agjencisë turistike 'Kaki Tours' dhe dy punonjësit e tij shqiptarë. Albi erdhi nga përpara, punonjësit e tij njëri nga e djathta, tjetri nga e majta. Ata filluan të më godisnim kokën dhe fytyrën me grushte. Njëri prej tyre më përdrodhi krahun që të mos mbrohesha. Më rrëzuan përtokë dhe filluan të më godisnin me shqelma kokën, gjoksin, barkun, brinjët”.

I dhunuari Hołowczyc tregon gjithashtu se autorët i kanë marrë telefonat celularë dhe ia kanë thyer.  Është dashur ndërhyrja e dy turistëve francezë, të cilët bërtitën, duke detyruar autorët që të largohen nga vendngjarja, duke e lënë personin e dhunuar të gjakosur përtokë.  Polaku thotë se ka marrë dëmtime të shumta në pjesë të ndryshme të trupit. 

"Tre ditët e para pas dhunimit i kalova në polici, në prokurori, por kryesisht në spitale: Fillimisht në Përmet, pastaj në Gjirokastër. Pas një sërë analizash, përfshirë një rezonancë magnetike të kokës, u transportova në spitalin ‘Nënë Tereza’, ku iu nënshtrova ekzaminimit mjeko-ligjor. Lëndimet që kam pësuar përfshijnë disa dëmtime në kokë, dëmtime të rënda në parakrahun e djathtë, dëmtime në këmbën e djathtë, në gju dhe kyçin e këmbës që më vështirësojnë ecjen, plagë të shumta në fytyrë dhe në vesh, si pasojë e heqjes me force të vathit, dhe lëndime në gjoks e brinjë. Fillimisht, as qetësuesit e dhimbjeve nuk më ndihmuan me dhimbjen e kokës të shkaktuar nga rrahja. Syri im i majtë është gjithashtu i dëmtuar. Ende po pres një ekzaminim të specializuar oftalmologjik për të treguar se deri në çfarë mase kjo dhunë ka ndikuar në përkeqësimin e shikimit tim".

Hołowczyc e konsideron sulmin të planifikuar, duke u shprehur se autorët kishin dijeni të plotë për orarin dhe vendndodhjen e tij. Një hetim ka nisur në lidhje me ngjarjen nga Policia dhe Prokuroria. 

"Jam i bindur se ky sulm ishte i paramenduar, i planifikuar dhe i nxitur nga urrejtja dhe xhelozia. Agresorët e dinin saktësisht se kur, në çfarë ore dhe ku do të isha. Datat e turit tim janë publike. Të enjten para dhunimit, shkrova në Instagram se do të jem në këtë vend të shtunën".

Slide 1
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy