17 viktima nga Covid-19 në 24 orë, një grua shtatzënë në terapi intensive

17 viktima nga Covid-19 në 24 orë, një grua shtatzënë në terapi intensive

Gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri janë regjistruar 680 raste të reja dhe 17 humbje jete nga Covid-19.

Ministria e Shëndetësisë bënë me dije se aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 155 pacientë, nga të cilët 21 janë në gjendje më të rënduar. Ndër pacientët në gjendje të rëndë në terapinë intensive, është edhe një grua 4-muajshe shtatzënë.

Në të gjithë vendin janë 10,103 pacientë aktivë me COVID-19.

Ndërkohë në 24 orë janë shëruar 996 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 156,674 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (29 Shtator 2021)

Raste të reja ditore 680
Të shëruar në 24 orë 996
Të shtruar në spitale 155
Humbje jete në 24 orë 17
Testime ditore 3,937

Testime totale 1,197,881
Raste pozitive 169,462
Raste të shëruara 156,674
Raste Aktive 10,103
Humbje jete 2,685

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 4588
Durrës 980
Fier 893
Shkodër 878
Vlorë 578
Elbasan 524
Lezhë 388
Berat 366
Korçë 273
Kukës 230
Gjirokastër 218
Dibër 187

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy