
Një makinë është përfshirë nga flkatë në qendër të Tiranës, pranë Muzeut Historik.
Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme.
Mësohet se mjeti ka qenë në lëvizje në momentin kur kanë nisur flakët.
Për shkak të situatës që ka krijuar në rrugë mjeti në flakë, për disa minuta në rrugë u bllokua trafiku.
Dyshohet që shkak për flakët mund të jetë bërë një defekt në sistemin elektrik.
Fatmirësisht, nga ngjarja nuk ka të lënduar.
Njoftimi i policisë
Më datë 29.12.2020, rreth orës 16:10, në rrugën “Dedë Gjo Luli”, mbrapa Muzeut Kombëtar, dyshohet si pasojë e një shkëndije elektrike ka marrë flakë në lëvizje mjeti me drejtuese shtetasen K.V dhe pasagjer shtetasin E.G ., ku ka vetëm dëme materiale.
Në vendngjarje ndodhet zjarrfikësja, e cila po punon për fikjen e zjarrit.
Vijon puna me grupin hetimor për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.



