Përfaqësia e BE-së në Izrael ka anuluar ceremoninë diplomatike të planifikuar për nesër për 'Ditën e Evropës' në të cilën duhej të merrte pjesë edhe ministri i Sigurisë Kombëtare, Itamar Ben Gvir.
Fatkeqësisht këtë vit kemi vendosur të anulojmë pritjen diplomatike pasi nuk duam t’i ofrojmë një platformë dikujt, mendimet e të cilit bien ndesh me vlerat e përfaqësuara nga BE-ja.
Megjithatë, përfaqësia zgjodhi të mbajë ngjarjen kulturore të 'Ditës së Evropës' për publikun izraelit në mënyrë që të festojë një marrëdhënie të fortë dhe konstruktive dypalëshe me partnerët dhe miqtë tanë në Izrael.
Ministri izraelit për Sigurinë Kombëtare, Itamar Ben-Gvir, ka reaguar ndaj këtij vendimi të përfaqësimit të BE-së në shtetin hebre.
Është turp që BE-ja, e cila pretendon se përfaqëson vlerat e demokracisë dhe multikulturalizmit, na mbyll gojën në mënyrë jo diplomatike.
“Është nder dhe privilegj për mua të përfaqësoj qeverinë izraelite, ushtarët heroikë të forcave të armatosura dhe popullin e Izraelit në çdo forum”, shtoi ai, duke argumentuar se miqtë dinë të shprehin kritika dhe miqtë e vërtetë dinë gjithashtu si t'i marrë ato.



