Këshilli i Lartë Prokurorisë miraton kohëzgjatjen e mandatit të anëtarëve

Këshilli i Lartë Prokurorisë miraton kohëzgjatjen e mandatit të anëtarëve

Këshilli i Lartë Prokurorisë ka miratuar të martën kohëzgjatjen e mandatit të anëtarëve të KLP-së, e cila mbyllet më 18 dhjetor 2021, 3 vite pas ditës së parë të punës së tyre.

Në respektim të masave të marra për parandalimin e përhapjes së virusit COVID-19, Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka mbajtur ditën e sotme, mbledhjen plenare të radhës përmes platformës on-line Zoom. Mbledhja është zhvilluar në prani të gjithë anëtarëve dhe të përfaqësueseve të Ministrisë së Drejtësisë dhe programeve të asistencës për zbatimin e reformës në drejtësi, EURALIUS dhe OPDAT.

Lidhur me nevojën për një interpretimi të saktë ligjor të dispozitave që rregullojnë kohëzgjatjen e mandatit të anëtarit të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Këshilli miratoi me shumicë votash projektvendimi “Për përllogaritjen e mandatit kushtetues si anëtar i  Këshillit të Lartë të Prokurorisë”.

Këshilli i Lartë i Prokurorisë,  vendosi që anëtarët e Këshillit të Lartë të Prokurorisë,  Gent Ibrahimi, anëtar joprokuror (zgjedhur nga trupa e pedagogëve), Sandër Beci, anëtar joprokuror (zgjedhur nga trupa e pedagogëve), Kostaq Beluri, anëtar prokuror (zgjedhur nga asambleja e prokurorëve), Vatë Staka, anëtar prokuror (zgjedhur nga Asambleja e Prokurorëve, duke zëvendësuar mandatin e ish anëtarit, Antoneta Sevdari), Arben Dollapaj, ish-anëtar prokuror (zgjedhur nga Prokuroria e Apelit, aktualisht vend vakant), kanë mandat 3  vjeçar të siguruar nga shorti i hedhur në mbledhjen e parë të Këshillit, më datën 19 dhjetor 2018, ditë në të cilën kanë filluar të ushtrojnë detyrën si anëtarë të Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Mandati i tyre përfundon më datën 18 dhjetor 2021.

Anëtarët e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Alfred Balla, anëtar joprokuror (i zgjedhur nga shoqëria civile), Bujar Sheshi, anëtar prokuror (i zgjedhur nga Asambleja e Prokurorëve), Esmeralda Keshi, anëtar prokuror (i zgjedhur nga Asambleja e Prokurorëve, duke zëvendësuar mandatin e ish anëtarit, Gent Osmani). Nurihan Seiti, anëtar jo prokuror (zgjedhur nga trupa e Avokatisë), Tartar Bazaj, anëtar joprokuror (zgjedhur nga trupa e Avokatisë), Besnik Cani, ish anëtar prokuror (zgjedhur nga Prokuroria e Shkallës së Parë, aktualisht vend vakant), kanë mandat 5 vjeçar të siguruar nga shorti i hedhur në mbledhjen e parë të Këshillit, më datën 19 dhjetor 2018, ditë në të cilën kanë filluar të ushtrojnë detyrën si anëtarë të Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Mandati i tyre përfundon më datën 18 dhjetor 2023. Ky vendim ka hyrë në fuqi menjëherë dhe është botuar në faqen zyrtare të Këshillit.

Ashtu si për çdo organ kushtetues, pacenueshmëria e kohëzgjatjes së mandatit të anëtarit është kusht për pavarësinë e Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Ndërkaq, pavarësia e Këshillit është kusht për realizimin e misionit të tij kushtetues që është garantimi i pavarësisë, llogaridhënies dhe meritokracisë në sistemin e prokurorisë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy