Spitali i Fierit/Ish-deputeja e LSI denoncon: Garda dhe policia, kanë rrethuar tokën, kërcënojnë pronarët

Spitali i Fierit/Ish-deputeja e LSI denoncon: Garda dhe policia, kanë rrethuar tokën, kërcënojnë pronarët

Ish-deputetja e LSI-së, Kejdi Mehmetaj ka denoncuar se Garda dhe Policia e Shtetit kanë rrethuar tokën ku do të ndërtohet spitali rajonal i Fierit, duke mos lejuar pronarët të qëndrojnë në tokën e tyre private.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, Mehmetaj shkruan se është kontaktuar nga pronarët e tokës bujqësore që ndodhet në krah të autostradës, pas kërcënimeve se nuk mund të qëndrojnë në tokën e tyre.

Sipas saj Garda dhe Policia e Shtetit nuk lejojnë gazetarët dhe pronarët e tokave të qëndrojnë në pronën e tyre, duke mos i lejuar gjithashtu të filmojnë as me telefona.

“Që në orët e para të mëngjesit garda dhe policia e shtetit është vendosur në Mbrostar-Ferko të Fierit duke rrethuar pa asnjë shpjegim zonën dhe pronën private. Pronarët e tokës bujqësore që ndodhet në krah të autostradës na kanë kontaktuar të shqetësuar, pasi garda dhe policia e shtetit nën kërcënime nuk i lejon të qëndrojnë në pronën e tyre dhe të përdorin celularët për të komunikuar apo filmuar çfarë është duke ndodhur. Po ashtu edhe gazetarëve u është kërkuar të largohen për të mos transmetuar live ngjarjen.

Pse trembet Edi Rama nga pronarët e tokës? Pse nuk pranon të komunikojë me ta publikisht? Pse nuk ndjek rrugën institucionale dhe ligjore për zhvillimin e projekteve? Pse kërcënohen qytetarët? Pse nuk bëhet transparencë mbi marrjen e vendimeve? Me kë u konsultua Edi Rama përpara se ti vinte gishtin asaj toke? Kush janë ekspertët e shëndetit publik dhe urbanistikës që e kanë sygjeruar atë tokë bujqësore, nën nivelin e autostradës dhe me lagështi si vend të përshtatshëm për ndërtimin e një spitali?

I bëj thirrje gardës dhe policisë së shtetit të mos dhunojnë qytetarët që ndodhen në pronën e tyre private, të mbrojnë të drejtën e tyre për tu informuar e të drejtën e medias për të transmetuar e informuar publikun.” shkruan ish-deputetja.  

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy