Shishe uji ndaj lojtarëve të Polonisë/ FIFA ndëshkon FSHF-në: Gjobë 150 mijë franga dhe ndeshja e radhës pa tifozë!

Shishe uji ndaj lojtarëve të Polonisë/ FIFA ndëshkon FSHF-në: Gjobë 150 mijë franga dhe ndeshja e radhës pa tifozë!

Komiteti Disiplinor i FIFA-s ka ndëëshkuar Federatën Shqiptarë të Futbollit për incidentet e ndodhura në ndeshjen Shqipëri-Poloni, e luajtur më datë 12 tetor 2021 në “Air Albania Stadium”.

Vendimi marrë ditën e sotme e ndëshkon Federatën e Futbollit me një gjobë prej 150 mijë frangash dhe detyron që të luajë ndeshjen e fundit eliminatore për Kampionatin Botëror “Katar 2022” pa praninë e tifozëve.

FSHF shpreh keqardhjen për këtë vendim të marrë dhe do të ndërmarë të gjithë masat e nevojshme që situata të tilla, të shkaktuara nga disa individë, mos të ndodhin më në të ardhmen dhe të mos dëmtojnë Kombëtaren tonë në paraqitjen e tyre ndërkombëtare”, thuhet në njoftimin e FSHF.

Federata do të vlerësojë mundësitë për ankimimin e vendimit brenda afateve të parashikuara.

Kujtojmë që në minutën e 70-të të ndeshjes Shqipëri-Poloni të luajtur më 12 tetor, tifozët shqiptarë hodhën në drejtim të lojtarëve të Polonisë sende të forta. Ky veprim, ndëshkoi rëndë Federatën e Futbollit Shqiptar.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy