
Arben Sharra ka qëndruar për disa orë me radhë në seancën e nisur ndaj tij në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Ai është gjendur “fajtor” në tre kriteret e vlerësimit duke u parë si i disfavorshëm për të kaluar shkallën e parë të vettingut. Prokurori i Durrësit Arben Sharra, është pjesë e listës së 120 gjyqtarëve dhe prokurorëve të vënë nën hetim nga Vettingu, në tre kriteret e kërkuara për të vazhduar si pjesë e sistemit, që prej një viti.
Sharra ushtron detyrën e prokurorit pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës. Ai është kapur në shkelje në tre kriteret duke e bërë të vështirë kalimin e vettingut.
Referuar një raporti të kryeprokurorit të Durrësit, rezulton se Sharra ka një performancë të ulët dhe mungesë efiçense në hetimin e çështjeve. Gjatë procedurave të hetimit të dosjeve nga ana e Arben Sharrës, janë evidentuar shumë shkelje duke I bërë hetimet jo të suksesshme. Por ndaj Arben Sharrës, KPK ka arritur të evidentojë probleme edhe me kriterin e pasurisë. Sharra deklaron se burime të ardhurash ka pagën e tij dhe të bashkëshortes, si dhe të ardhurat nga shfrytëzimi i tokës bujqësorë në Kodër Kamëz.
Prokurori Sharra rezulton pronar i dy automjeteve që ka kushtuar 5 500 euro dhe 7000 euro , një apartament banimi me sipërfaqe 128.1 m2, me vlerë 94 830 euro, një garazh me sipërfaqe 45 m2 me vlerë 11 000 euro, një.
Ai thotë se ka shitur një banesë 25 000 euro, por nuk e specifikon, pasi një pronë e tillë nuk rezulton më herët në deklarimet e tij.
Për të blerë apartamentin me sipërfaqe 128 .1 m2. ai deklaron se ka marrë kredi, ndërsa blerjen e garazhit e justifikon me borxhe.
Emri tij është përfolur së fundmi në media edhe për disa skandale që lidhen me anën etike dhe morale gjatë ushtrimit të detyrës së prokurorit. Ditën e Enjte, më 30 Qershor, KPP do të shpall vendimin për Sharrën.



