Papa: Evropa të mos marrë më shumë refugjatë nga sa mund të integrojë

Papa: Evropa të mos marrë më shumë refugjatë nga sa mund të integrojë

Papa Françesku paralajmëroi sot qeveritë evropiane që të mos marrin më shumë kërkesa për azil nga sa mund të integrojnë shoqëritë e tyre.

“Askush nuk duhet ta bëjë zemrën gur për refugjatët”, tha papa Françesku pas kthimit në Romë nga Malmo e Suedisë, ku përfundoi një vizitë dyditore në vendin nordik për përkujtimin e Reformimit Protestant.

“Është çnjerëzore të mbyllësh dyert”, vazhdoi ai.

“Është çnjerëzore të mbyllësh zemrën. Sepse, në një afat më të gjatë, është një çmim për t’u paguar,…  Një paguan politikisht, ashtu siç e paguan edhe dikush tjetër pakujdesinë duke marrë më shumë njerëz se sa mund të integrojë”, u shpreh papa.

Franca, Gjermania, Hungaria dhe vende të tjera evropiane kanë parë një rritje të nacionalizmit dhe të ndjenjave kundër emigrantëve pas ardhjes së më shumë se një milion njerëzve në vitin 2015, shumë prej të cilëve të larguar nga konflikti në Siri.

“Ata që qeverisin duhet të jetë shumë të hapur për t’i marrë azilkërkuesit, por gjithashtu duhet të llogarisin se si mund t’i akomodojnë refugjatët që marrin, sepse nuk duhet vetëm t’i akomodosh, por edhe t’i integrosh”, përfundoi  papa Françesku.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy