Qori: Opsioni i hapur pjesëmarrja në garë elektorale, por s’duam të jemi flakë kashte  

Qori: Opsioni i hapur pjesëmarrja në garë elektorale, por s’duam të jemi flakë kashte  

Aktivisti i “Organizatës Politike” dhe pedagogu Arlind Qori deklaroi se e majta sot ka braktisur kauzën e vet që lidhet me çështjet social-ekonomike, duke i konsideruar këto të fundit si më të rëndësishme se çështjet identitare. Duke folur në emisionin "Arnautistan" në MCN TV Qori la të hapur mundësinë që organizata te e cila militon të marrë pjesë në një garë elektorale, por theksoi se më parë duhet të krijohet një masë kritike njerëzish që duan të sakrifikojnë nga liria e tyre.

Ka një dallim mes Shqipërisë dhe vendeve të tjera, niveli ynë i jetesës është jashtëzakonisht i ulët. Çmimi i miellit, vajit, ndihet më shumë. Shqiptarët kanë më pak nge për të protestuar për çështje identitare. Kjo ide vlen edhe për Perëndimin. Para se të rreshtohemi në kampet e një luftë, duhet të dimë cila është lufta që po bëjmë. Transferimi i problemit në çështje që s’janë social-ekonomike është humbje e të majtës. Çështjet identitare janë transferim i problemit. Në dekadat e fundit kapitalizmi neoliberal ka krijuar idenë sikur është i pandryshueshëm, dhe njerëzit thonë merremi me numrin e tualeteve që duhet të ketë një restorant. E majta ka braktisur kauzën e vet, arsyen pse ka ardhur në historinë moderne. Ne duhet të merremi me të gjitha çështjet ku njerëzit diskriminohen, por njeriu që merr 200 mijë lekë në muaj do ngrihet më së pari për bukën e gojës. Problemet e varfërisë janë edhe në Perëndim. Njerëzit që bëjnë dy punë, janë të dërrmuar. Pabarazia është problem edhe për nocione të thjeshta si liria. A peshon njësoj vota e një punëtoreje fasonerie dhe një oligarku?! Oligarku s’ka nevojë fare të shkojë në votim. U ofron pazare atyre në pushtet. Ndërkohë që punëtorja e fasonerisë nëse nuk organizohet në një sindikatë është e marrë fund”.

I pyetur nëse e ka menduar pjesëmarrjen në garë, Qori tha:

E kemi opsion të hapur, por nuk duam të hedhim hap të paplanifikuar. Ka pasur shumë parti të reja si flakë kashte. Ose bëhet një masë kritike njerëzish dhe do thotë do sakrifikoj nga liria time, ose merr 1.5 për qind edhe shaj popullin, siç kanë bërë të tjerët. Dy janë rrugët, ose revolucioni ose rruga institucionale. Nuk jemi në kushtet e Bastijës, prandaj rruga institucionale është një alternativë”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy