Tiranë, shpërthim me lëndë plasëse në portën e një garazhi

Tiranë, shpërthim me lëndë plasëse në portën e një garazhi

Një shpërthim me lëndë plasëse është shënuar në orët e para të mëngjesit të sotëm, në ambientet e një garazhi në Tiranë.

Rreth orës 03:50, në rrugën “Peti”, dyshohet se në portën hyrëse të garazhit të shtetasit Elvis Kosova, 39 vjeç, është vendosur dhe ka shpërthyer një sasi e dyshuar lënde plasëse. 

Si pasojë janë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale në disa automjete, të parkuara.

Grupi hetimor ka administruar pamjet filmike nga vendngjarja dhe po vijon punën për identifikimin dhe kapjen e autorit, si dhe për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Kosova është një emër i njohur për policinë, pasi është arrestuar më herët për vjedhje makinash. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy