
Sulmet kibernetike që kanë prekur sistemet e regjistrimit të fluturimeve në shumicën e aeroporteve europiane janë, sipas ekspertit të IT-së, Eduard Milushi, veprime të qëllimshme dhe të planifikuara.
Në një intervistë për edicionin e lajmeve në MCN TV, Milushi theksoi rëndësinë e përdorimit të sistemeve lokale në rast se ato ndërkombëtare pësojnë probleme.
Më patjetër, këto sulme janë të qëllimshme; nuk është një incident që mund të ndodhë pa dashje dhe të shkaktojë një dëm kaq të madh. Leximi është i thjeshtë: digjitalizimi ka të mirat dhe të këqijat e tij.
Ky është një proces që kërkon kujdes, dhe industritë si aviacioni dhe aeroportet duhet të kenë sisteme lokale, për t'iu përgjigjur problematikave që mund të ndodhin me shërbimet e sistemeve që përdorin për check-in dhe menaxhimin e bagazheve.
Në rast se ndodhin probleme me sistemet ndërkombëtare, duhet patjetër të ketë një backup lokal që mund të kalojë në mënyrë automatike procesin, pa kaluar në një proces manual.



