
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka folur mbi bisedimet e paqes, pas raundit të negociatave të së martës.
Në një video-fjalim mbrëmë vonë, Zelensky zbuloi se "pozicionet në negociata tashmë duken më realiste".
Por ai shtoi se “duhet ende kohë që vendimet të jenë në interes të Ukrainës”.
Bisedimet midis negociatorëve rusë dhe ukrainas pritet të vazhdojnë në ditët në vijim. Ndërkohë sot, presidenti ukrainas pritet t’i drejtohet Kongresit Amerikan.



