
Hetuesit e OKB-së në Ukrainë kanë dokumentuar një gamë të gjerë krimesh kundër të miturve, përfshirë rastet e fëmijëve të përdhunuar, torturuar dhe mbyllur ilegalisht.
Kështu deklaroi Erik Moses, kreu i Komisionit Hetimor të të Drejtat e Njeriut në Këshillin e Gjenevës.
Në rastet që hetuam, mosha e viktimave të dhunës seksuale dhe të dhunës me bazë gjinore varion nga 4 deri në 82 vjeç.
Ka pasur raste në të cilat të afërmit janë detyruar të jenë dëshmitarë të krimeve të kryera ndaj të dashurve të tyre, shtoi ai, duke theksuar se në disa raste është konstatuar se autorët kanë qenë ushtarë rusë.
Bazuar në provat e mbledhura nga Komisioni Hetimor u arrit në përfundimin se krimet e luftës u kryen në Ukrainë.



