Gazetarja Glidona Daci tregon sfidat me të cilat përballet në profesionin e saj si gazetare kronike.
“Ne si popull e kemi problem të themi të vërtetën, dhe e vërteta dhemb, për sa kohë kam vendosur të bëjë gazetaren e kronikës, nuk do të bëjë kompromis me të vërtetën.
Në emisionin “Zgjohu me MCN” ajo zbuloi komente që ka marrë ku në njërin prej tyre i kërkohej njërit prej eksponentëve të krimit të organizuar, “Zhduke dhe këtë”.
Beteja ime është me familjarët, jo me këto kërcënime.
I vetmi moment kur mund të jem ndjerë keq, ka qenë në një situatë qesharake, kur më thuhej “ik vrit veten”, kur po raportoja live për një ndeshje dhe njëri nga tifozët më puthi në faqe.
Më vrau se komenti i parë që hodhi baltë mbi mua, ishte një person me profesion jurist. Ti nuk mund ta dish si mund të reagoj unë psikologjikisht.
Një miku im shumë i mirë i shkova dhe isha gati të qaja. Dhe më tha merre me qetësi dhe sportivitet dhe nuk ke pse ndikohesh nga të gjitha gjërat që thuhen.
Të dalësh të ekspozosh eksponentë të krimit të organizuar, patjetër që ka një kosto, por nga ajo gjëja funny nuk e prisja.
Duke qenë se lëviz në këmbë gjithë Tiranën, më thonë ki kujdes kur ecën se mund të plas ndonjë makinë.
Unë nuk kam frikë, por krimit të organizuar nuk i leverdis të merret me gazetarët, edhe pse janë të rrezikshëm.
Im vëlla ka qenë në qendër të një sulmi, se kisha një foto me tim vëlla, janë futur i kanë shkruar dhe çfarë nuk i kanë thënë.
Kështu që kam hequr çdo foto me familjarët. Çdo gjë që unë them e besoj vërtetë, nuk është se përpiqem të justifikoj një palë apo një tjetër.
Përpiqen nëpërmjet miqve që të ndikojnë në mënyrën se si shprehesh, apo bëje për hatrin tim që mos i bjer shumë këtij personi.
Po flasim për personazhe të rëndësishëm të botës së krimit.
Kur ti më sjell dikë për të më kërkuar një favor që të mos flasë, personazhe të botës së krimit, për mua është në shënjestrën time.
Se ata do thonë që ne e kemi paguar, dhe mua kjo më vret më tepër.



