Në ditën e dytë të panairit “Klik Expo Group”, i filluar në datë 6 dhe që do të zgjasë deri në 9 dhjetor në Tiranë të pranishëm në këtë aktivitet janë rreth 160 biznese nga disa vende të rajonit dhe të Shqipërisë, mes tyre edhe televizioni MCN.
Gazetari Sebastian Zonja, raportoi për MCN Live se infrastruktura dhe energjia do të jenë në fokus të panairit.
Një nga organizatoret e panairit Migena Gjokola tha se infrastruktura dhe energjia do të jenë në fokusin kryesor por se do ketë më shumë se kaq, pasi aktiviteti i parë ka nisur është një prezantim në fushën e start up-eve, do jepet edhe çmimi por vetëm pasi të vendoset se cili ka qenë fjalimi më i bukur.
Në orën 11.30 do ketë një event në fushën e pasurive të patundshme, në bashkëpunim me një nga agjencitë më të famshme, NAREA, për të diskutuar strategjitë më të mira në këtë treg.
Në orën 16.30 do të ketë diskutim për fushën e urbanistikës, ku do të diskutohen dhe zgjidhjet më të mira.
Do të jetë infrastruktura dhe energjia në qendër, por do të jetë e mbushur me mini-evente të tjera. Është një panair multi-sektorial.
Kemi pjesëmarrës, nga Kosova, Maqedonia, Austria, Zvicra, Turqia dhe Serbia. Sot filluam me këmbë të mbarë jemi të gjithë këtu dhe mirëpresim të gjithë vizitorët.
Ceremonia e hapjes ishte eventi më i rëndësishëm, emra të famshëm të sektorëve të ndryshëm që ndanë me ne se çfarë do të presim në këto ditë.
Njerëzit duhet ta dinë, por ndonjëherë lajmi nuk arrin. Faleminderit që e bëni të dëgjohet dhe aty ku nuk është dëgjuar akoma.
Tashmë bizneset janë në lidhje me biznesin. Diskutimet bëhen pothuajse anglisht nga të gjithë pjesëmarrësit.
Në zemër të panairit do të thotë zgjerimi i webit në fushën e biznesit, për të pasur kontakte.
Argëtimi është një fushë e rëndësishme, të heqësh atë veshjen e biznesmenit dhe të jesh i relaksuar, kjo e bën edhe më të këndshme klimën.
MCN do jetë orë pas ore ku do të flitet dhe me organizatorët ku gjatë panairit biznesmenët të komunikojnë me njeri tjetrin dhe të krijojnë kontakte.
Ditën e djeshme argëtimi ishte një nga temat kryesore, ku krahas temave për biznesin, ishte një ansambël i tërë, këngë dhe valle popullore nga të gjitha trevat që nga Çamëria dhe deri në Kosovë.



