Afera "5D”/ Këlliçi: Sot Apeli vuri kapakun mbi një prej dosjeve më korruptive, precedent i rrezikshëm

Afera "5D”/ Këlliçi: Sot Apeli vuri kapakun mbi një prej dosjeve më korruptive, precedent i rrezikshëm

Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës së Apelit të Posaçëm për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, e cila zbuti masat e sigurisë për ish-zyrtarët e Bashkisë së Tiranës, në lidhje me dosjen e njohur si “5D”.

Në një prononcim për emisionin “Të Paekspozuarit”, Këlliçi u shpreh se Apeli “vendosi kapakun jo mbi krimin, por mbi drejtësinë”, duke e cilësuar vendimin si një precedent të rrezikshëm për çështjet që lidhen me vjedhjen e fondeve publike.

 

Dosja “5D” është një prej dosjeve më flagrante, unike në llojin e saj në Shqipëri, përsa i përket korrupsionit dhe vjedhjes së parave në masën njëqind për qind të fondeve publike.

Çuditërisht është vënë momentin kur edhe prokurori i kësaj dosje, Klodian Braho, sot drejton Prokurinë e Posaçme, drejton SPAK-un, ka marrë frerët e këtij institucioni dhe i ka vënë kapak përfundimisht kësaj historie, duke i kaluar, duke i zbutur masat, duke i liruar të gjithë.

Dhe me sa duket, sot është gjetur një Alqi Bllako i dytë, që është në këtë rast Marilen Qato, i cili është i vetëm tashmë në qeli.

Me aq sa kam dokumentuar dhe kam depozituar unë, kur kam bërë kallëzimin, shkonte të paktën 30 milionë euro përmes 29 procedurave dhe prekte edhe ndërtimin në masën deri diku gjashtë milionë euro projekte.

Pra, i bie që me nëntë muaj burg apo me një vit detyrim paraqitje, apo dhe me një vit, një vit e gjysmë para burgim, mund të vjedhësh miliona euro dhe s'ka asnjë problem dhe kam përshtypjen që ky është një standard që është vendosur tashmë për gjithë administratën publike.

Nuk ka problem se sa miliona mund t'i vjedhësh buxhetit të shtetit, me 9 muaj burg apo një vit burg, ia hedh paqe dhe je i lirë. Nuk ka as konfiskim parave. As konfiskim të aseteve, as hetim pasuror të thelluar dhe as nuk ka hetim të detajuar të gjithë zinxhirit komandues në Bashkinë Tiranë, se mos harroni që nuk mund të kishte 5D pa Erion Veliajn dhe pa Arbian Maznikun.

Dhe të dy këta emra sot që ne flasim nuk janë të hetuar për këtë çështje, që është një çështje që mban pa diskutim firmën dhe mendjen e tyre, sepse kanë qenë kryetar dhe nënkryetar bashkie dhe kanë qenë dy personat kyç që kanë bërë të mundur ngritjen e kësaj skeme dhe furnizimin e kësaj skeme.

Është standard i paprecedent ky i vendosur sot nga Gjykata e Apelit dhe është një alarm shumë i madh, mendoj unë, një këmbanë alarmi për vetë organet e reja të drejtësisë në vend.

Gjykata e Apelit e GJKKO ka vendosur një precedent të rrezikshëm, të jashtëzakonisht të dëmshëm për vendin. Hajdutërisë së fondeve publike, vjedhjes së fondeve publike dhe konfiskimit të zero parave të vjedhura dhe rikthimit të tyre në buxhet të shtetit. Se në fund të ditës, qytetarëve u intereson që të kthehen në buxhetin e shtetit. Ky është një një alarm shumë i madh.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy