Drejtuesi i departamentit të bujqësisë në Partinë Demokratike, Gjok Vuksani, thotë se programi i forcës politike që ai përfaqëson përfshin disa masa të cilat kanë të bëjnë me rritjen e prodhimit dhe reduktimin e kostove të produkteve bujqësore.
Duke folur për edicionin e lajmeve në MCN TV, Vuksani cilësoi si problem të madh produktet bujqësore me kosto shumë të lartë, si pasojë e rritjes së çmimeve të imputeve dhe produkteve që shërbejnë për prodhim.
Ai veçoi konkurrencën shumë të ashpër në rajon dhe tha se një nga masat parësore që do marrë qeveria e Partisë Demokratike kur të vijë në pushtet, do të 2 dhe 3 fishojë fondet mbështetëse për bujqësinë.
Nga ky fond mbështetës sot në qeverisjen socialiste rreth 70% e fondit shkon për paga, dieta, karburante, shpenzime zyre etj., dhe vetëm 30% e këtij fondi shkon për mbështetje për fermerët.
Ndërsa me PD, do ndodhë e kundërta 70% e këtij fondi do shkojë në mbështetje të fermerit shqiptar.
Ne me programin tonë do të binjakëzojnë AZHBR me një agjenci europiane, në mënyrë që kjo agjenci e akredituar nga Bashkimi Europian të menaxhojë fondet e AZHBR.
Me këtë zgjidhje ne marrim eksperiencën e tyre dhe kredibilitetin e tyre.
Ne do shkojmë 150 milionë euro që në mandatin e parë dhe në përfundim të tij do shkojmë në 200 milionë euro për subvencionime.
Skemat mbështetëse do hartohen pas studimeve dhe konsultimeve me ekspertë, sipas nevojave që ka sektori.
Sa i takon eksportit ne duhet të ngremë një agjenci e orientimit të fermerëve për tregun e brendshëm dhe të jashtëm.
Problematikë ka lindur me atë që mbjell fermeri, mbi kërkesën që ka tregu vendas dhe tregu ndërkombëtar.
Do të ketë një orientim të tregut nëpërmjet një agjencie.
Ne do ristabilizojmë, rindërtojmë agjencitë e sigurisë ushqimore, AKU dhe AKBN do të bëhet një institucion unik që do i përfshijë të gjitha bashkë dhe ISUV.
Duhet të bashkërendohen gjithë nivelet e analizave.



