KPA lë në fuqi vendimin, shkarkohet prokurori që po hetonte dosjen e Dritan Dajtit

KPA lë në fuqi vendimin, shkarkohet prokurori që po hetonte dosjen e Dritan Dajtit

Prokurori Artan Bajrami, që ishte pjesë e Prokurorisë së Apelit për Krime të Rënda, është nxjerrë nga sistemi. Kjo pasi Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka lënë në fuqi vendimin për shkarkimin e prokurorit i cili nuk ka arritur të justifikojë pasurinë.

“Në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, germa “a” e ligjit nr.84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, me shumicë votash, vendosi:

Lënien në fuqi të vendimit nr. 107, datë 14.02.2019 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që i përket subjektit të rivlerësimit Artan Bajrami,”-thuhet në njoftim.

Bajrami vendosi të apelonte vendimin e Komisionit të Pavaruar të Kualifikimit në muajin shkurt, por shpresa e tij është shuar edhe në KPA. Tani Artan Bajrami nuk do të jetë më pjesë e sistemit, ndërkohë që ai ishte prokurori që po hetonte dosjen e Dritan Dajtit në Apelin e Krimeve të Rënda, para shkarkimit nga KPA.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy