Greva e avokatëve, Gjokutaj: Nuk humbëm betejën, hymë në një stad të ri të saj  

Greva e avokatëve, Gjokutaj: Nuk humbëm betejën, hymë në një stad të ri të saj  

Tërheqjen e Dhomës së Avokatisë nga bojkoti i seancave gjyqësore, avokati Genc Gjokutaj nuk e sheh si humbjen e një beteje, por si avancimin e kauzës në një stad të ri. Në studion e lajmeve të MCN TV, Gjokutaj tha se avokatët zgjodhën t’i drejtohen gjykatës më të lartë në vend në momentin që drafti u kthye në VKM, pavarësisht kundërshtimit të fortë të tyre. Gjokutaj përsëriti se harta e re gjyqësore është cenim i reformës në drejtësi .

Greva e avokatëve nuk ishte një duel. Nuk është humbje beteje. Avokatët duke bërë avokatinë e çështjes së tyre, do të ndjekin në një stad tjetër ligjor projektin e hartës gjyqësore. Janë ndjekur të gjithë hapat e domosdoshëm për t’i bërë të qartë qeverisë që ky draft do të ketë impakt negativ në dhënien e drejtësisë për qytetarët. Ata janë koshientë se çfarë po bëjnë. Vazhdojnë me demagogji siç e nisën. Ajo që thotë zoti Manja është një anë krejt formale, autor i së cilës është KLGJ dhe Ministria e Drejtësisë.

Kjo është hera e parë që avokatët përballen me një projekt të qeverisë së gjyqësorit. Mjetet që përdorim janë demokratike, ne nuk mund t’i imponohemi KLGJ, por kjo qeveri ka 9 vjet që vazhdon përpara, pavarësisht qëndrimeve kundër. Po ju kujtoj këtu draftin e amnistisë fiskale dhe largimin e ambasadorëve.

Nëse deri më sot ne kishim një projekt, u përdor greva për t’i treguar qeverisë se kjo hartë është cenim i reformës në drejtësi. Ndërsa sot, qeveria pa përfillur avokatët, vendosi duke i dhënë formë zyrtare (VKM). Në këto kushte, greva nuk ka më kuptim. Ky VKM së bashku me hartën do të kontestohet në rrugë ligjore.

Nuk na duhet një hartë që e lëvdon qeveria. Ambasada që e lëvdon sot këtë hartë, nesër kur të kolapsojë sistemin, ajo e ka të lehtë të heshtë.   

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy