
Bashkimi Evropian mund të ndalojë importin dhe tranzitin e një pjese të naftës nga Rusia rreth gjashtë muaj përpara afatit të planifikuar, tha për “Reuters” një zyrtar i BE-së dhe katër tregtarë.
BE-ja ka reduktuar importet e produkteve ruse të naftës që nga marsi, pasi Moska dërgoi mijëra trupa në Ukrainë dhe ra dakord për një ndalim të plotë nga shkurti 2023.
Importi dhe tranziti i qymyrit rus do të ndalet më shpejt, nga 10 gushti, dhe teknikisht mund të përfshijë karburantin.
Në rast të një ndalimi të hershëm të BE-së për naftën, blerësit mund të devijojnë më shumë ngarkesa për transferime nga anije në anije dhe në tregun aziatik, thanë tregtarët.
Në qershor, vetëm rreth 500,000 tonë nga gjithsej 3.5 milionë eksporte ruse të naftës së karburantit u furnizuan drejtpërdrejt nga portet ruse në vendet e BE-së, raporton “Reuters”.



