Qëndis figurat historike me fije peri në telajo/ “Tufting”, arti më i ri nga Besart Gashi

Qëndis figurat historike me fije peri në telajo/ “Tufting”, arti më i ri nga Besart Gashi

Të krijosh punime me punë dore -qëndisje është një art i vërtetë.

Një shembull i tillë i artit mund të shihet në punën e artistit Besart Gashi nga Kosova, i cili së fundmi ka filluar të aplikojë artin më të ri, "Tufting".

Në programin e mëngjesit "Zgjohu me MCN", ai shpjegon veçantinë e këtij arti unik, që ka në fokus qëndisjen me fije peri.

Unë aplikoj artin “Tufting”, punoj më fije peri. Duke hulumtuar  pash këtë lloj arti, i cili ishte mjaft i veçantë dhe fillova ta punoj.

Unë e pikturoj fillimisht pikturën në këtë rast vizatoj figura historike, pastaj punoj më një lloj pistolete është ajo mbushte me pe dhe del një punë mjaft e mirë.

E skicoj njëherë figurën dhe pastaj i vendos fijet me këtë pistoletën, është e nevojshme të gjenden fillimisht ngjyrat adekuate të punimit që do kesh, në këtë rast te heroit Katana që është punimi im i parë dhe natyrshëm do shumë punë që të dal një punë  e mirë dhe e veçantë.

Detajet nxirren me anë të makinës për qethje flokësh, kështu përdoret edhe në tërë botën më këtë lloj arti, ajo përdoret për ta sheshuar, e pastron figurën.

Artisti Gashi, thotë se bazat e inspirimit të këtij arti, i ka marrë nga një artist nga Gjirokastra.

Këtë lloj arti e kam parë dhe më ka motivuar nga artis nga Gjirokastra , ai i bënte shumë mirë portretet me veshje kombëtare, jam interesuar dhe e kam gjet mezi atë makinën dhe as në Kosovë dhe Shqipëri nuk ka material adekuat për këtë lloj arti.

Për projektin e Katanës, duke qene së është vepra ime e parë më janë dashur katër ditë ta realizojë.

Unë kam shumë punime artistike, patriotike, historike, them se kam me mijëra punime.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy