I dënuar në Itali për trafik droge, arrestohet në Tiranë 54-vjeçari i shpallur në kërkim ndërkombëtar/ Pritet ekstradimi i tij

I dënuar në Itali për trafik droge, arrestohet në Tiranë 54-vjeçari i shpallur në kërkim ndërkombëtar/ Pritet ekstradimi i tij

Policia e Durrësit ka arrestuar 54-vjeçarin Arian Malo, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi ishte dënuar me burgim, nga autoritetet gjyqësore në Itali, për disa vepra penale në fushën e narkotikëve dhe në atë të krimeve ekonomike.

Gjykata e Apelit e Perugias e ka dënuar 54-vjeçarin, me 4 vjet e 10 muaj burgim, për veprat penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, “Mospagimi i taksave dhe sigurimeve shoqërore" dhe "Deklarimi i rremë", të  parashikuara nga Kodi Penal italian.

Interpol Tirana vijon të bashkëpunojë me homologët, për të kryer ekstradimin e shtetasit Arian Malo, në Itali.

Njoftimi: Durrës

Finalizohet operacioni policor i koduar "Perugia". Kapet një shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Operacioni nga shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, në bashkëpunim me FAST Albania në zbatim të masave të përcaktuara në planin operacional kombëtar  “Sundimi i ligjit”.

I dënuar me burgim, nga autoritetet gjyqësore në Itali, për disa vepra penale në fushën e narkotikëve dhe në atë të krimeve ekonomike, arrestohet provizorisht për t’u ekstraduar, 54-vjeçari.

Në vijim të aksioneve intensive të Policisë, të kryera në kuadër të operacionit kombëtar të koduar “Sundimi i ligjit”, për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar ose kombëtar, si dhe në bazë të informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore dhe të shkëmbyera ndërmjet Interpol Tiranës dhe Interpol Romës, u kap në kuadër të operacionit “Perugia”, dhe u vu në pranga provizorisht, me qëllim ekstradimin në Itali, shtetasi i shpallur në kërkim ndërkombëtar Arian Malo, 54 vjeç.

Gjykata e Apelit e Perugias e ka dënuar 54-vjeçarin, me 4 vjet e 10 muaj burgim, për veprat penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, “Mospagimi i taksave dhe sigurimeve shoqërore" dhe "Deklarimi i rremë", të  parashikuara nga Kodi Penal italian.

Interpol Tirana vijon të bashkëpunojë me homologët, për të kryer ekstradimin e shtetasit Arian Malo, në Itali.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy