Një ditë pas darkës Rama-Meta, LSI-ja ka një tjetër qëndrim në lidhje me zgjedhjet lokale në Kavajë.
Lëvizja Socialiste për Integrim ka dërguar sot komisionerët e saj në KQZ për zgjedhjet që do të mbahen më 7 maj për kryetar bashkie në Kavajë.
Ky zhvillim vjen vetëm pak ditë pasi kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Luan Rama, i cilësoi zgjedhjet në Kavajë një farsë.



