Kërkesat e qytetarëve edhe në ditën e 37 -të të protestës u thirren me zë të lartë, veçanërisht ajo e dorëheqjes së kryeministrit. Shumë turistë iu bashkuan lëvizjes dhe thanë se mbështesin kauzën për të cilën protestohet, ndërsa e konsideruan skandaloze idenë e shitjes së tokave për të huajt.



