Misha Pumo, gazetar në Rusi tha përmes një lidhjeje të drejtpërdrejtë me studion e lajmeve të MCN Tv se rusët, sidomos ata që jetojnë në Moskë po mësohen me luftën dhe po i kushtojnë gjithnjë e më pak vëmendje.
Situata këtu është e qetë, por ka shenja lodhjeje nga lufta. Nga njëra ana lufta po vazhdon, nga ana tjetër po mësohen dhe po i kushtojnë më pak vëmendje.
Rritjet e çmimeve kanë prekur Moskën dhe gjithëRusinë. Disa nga prodhimet kyçe si buka, qumështi dhe mishi janë rritur në mënyrë të moderuar. Ka pasur rritje çmimesh të shërbimeve komunale, ndikojnë në xhepat e qytetarëve.
Rusia nuk është në vendin e parë për rritjen e çmimeve, për qiratë, naftën dhe gazin.
Rusia është një ekonomi lufte. Një ekonomi lufte, shumicën e investimeve dhe buxhetit e tërheq lufta.
Ata thonë që ne jemi në drejtim të arritjes së kushteve tona. Ne jemi për paqe thonë në Kremlin, por sipas kushteve tona.



