Maxhoranca dhe opozita e re rrëzojnë në Kuvend dekretet e Metës

Maxhoranca dhe opozita e re rrëzojnë në Kuvend dekretet e Metës

Maxhoranca dhe opozita e re rrëzojnë në Kuvend dy dekrete të presidentit Ilir Meta.

Në seancën e sotme, me votat e maxhorancës dhe të opozitës së re, janë rrëzuar dy dekretet e presidentit Meta, ligji “Për kthimin e ligjit nr. 55/2020 “Për shërbimet e pagesave” dhe ligji për portin e jahteve në Proto-Romano Durrës.

Dekreti i parë është rrëzuar me 89 vota kundër të deputetëve të PS dhe opozitës së re, ndërkohë që 14 deputetët kanë votuar pro saj, ndërsa 7 abstenuan.

Ndërsa dekreti i presidentit për kontratën e portit të jahteve Porto-Romano, Durrës, është rrëzuar me  85 vota kundër, 16 pro dhe 8 abstenime.

Konsensusin, opozita e re nuk e ka kursyer as për tri aktet normative të qeverisë, të cilat kanë marrë mbi 90 vota, si edhe ligjet e tjera të miratuara sot.

Ndërsa nisma e propozuar nga nënkryetari i Kuvendit, Myslim Murrizi, për lustracionin e personave që kanë shërbyer gjatë regjimit komunist, maxhoranca e rrëzoi me 72 vota kundër. Murrizin e kanë mbështetur vetëm 30 deputetë, ndërsa 6 kanë abstenuar.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy