Lame: Kaosi me pronat, edhe Butrinti antik del me pronar (VIDEO)

Lame: Kaosi me pronat, edhe Butrinti antik del me pronar (VIDEO)

Ajo çka ka ndodhur me pronën në këtë çerekshekulli në Shqipëri, e tejkalon atë që ndodhi gjatë gjysmëshekullit të mëparshëm”. Kështu e nisi analizën e punës 6-mujore në Agjencinë Kombëtare të Kadastrës, kreu i saj, Artan Lame.

Pas shkrirjes së Hipotekave dhe Aluiznit në një institucion të vetëm, ky i fundit përgjatë 6 muajve të parë të funksionimit ka trajtuar 7500 ankesa nga qytetarë dhe institucione të tjera që pretendojnë grabitjen e pronës.  

Në këta 6 muaj operim të Kadastrës së re Shqiptare janë kryer 30 audite, kontrolle dhe verifikime nëpër të gjitha drejtoritë vendore. 120 masa ndaj punonjësve përfshi dhe largime nga detyra. Janë trajtuar në këto muaj rreth 7500 ankesa nga publiku dhe institucionet të tjera për grabitjen e pronës. Do mjaftonin këto shifra për të kuptuar sa e thellë është reforma. Harta e abuzimeve me pronat përfshinë gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë por e kuptueshme që më e theksuar në zonat me interes ekonomik. Në Shëngjin edhe bankina e portit del me pronar”, tha ai.

Lame tha se abuzimet me pronat shtrihen në të gjithë vendin, por çështja bëhet më e komplikuar në zona me interes ekonomik.

Do të përmendja këtu zonat bregdetare përgjatë gjithë Jonit dhe Adriatikut, apo zona të tjera me fluks ekonomik si ato përreth qyteteve të mëdha dhe veçanërisht Tiranës, Durrësit dhe Elbasanit. Kronikat e mediave në gjithë këto vite kanë trajtuar herë pas here problematika të tilla, por përgjatë këtij viti ky fluks është shtuar. Do të veçoja dy arsye për këtë çështje, e para tani Shqipëria kjo është, bregdeti i saj u nda dhe u stërnda dhe konfliktet kanë filluar të ngrenë krye ngado; dhe e dyta, gjatë këtij viti ndjeshmëria dhe reagimi i qeverisë dhe i Agjencisë së re të Kadastrës, duke vënë dorën në plagë është rritur dukshëm. Përpara disa kohësh, unë paralajmërova se problematika si ato të Vlorës do të bëhen publike edhe në zona të tjera. Do të ndeshen në Sarandë, ku i gjithë bregdeti i qytetit, i gjithë amfiteatri i kodrave të Sarandës është ndarë dhe rindarë e mbindarë në më tepër se dy-tri herë, përfshi dhe zona që praktikisht janë në det. I ndeshim në zonën e Butrintit dhe përreth tij, në situatat tragji-komike të Butrintit antik, i cili sot del me pronar. Do ndeshen përgjatë Rivierës së Jonit, ku së shpejti ne do të fillojmë regjistrimin fillestar dhe nga ku sondazhet na rezultojnë mbivendosje deri në katër pronarë të ndryshëm për të njëjtën tokë”, tha Lame.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy