“Kujdes nga nusja e djalit”, batutat e Ramës në Konispol për legalizimet

“Kujdes nga nusja e djalit”, batutat e Ramës në Konispol për legalizimet

Kreu i qeverisë, Edi Rama, ka zhvilluar një takim me banorët e komunës Xarë në Konispol, ku ka shpërndarë certifikata të legalizimit të banesave.

Gjatë shpërndarjes së dokumenteve të legalizimit, Rama u tha të pranishmëve se procesi i legalizimeve i bën pronarë të shtëpive të tyre të majtë, të djathtë e minoritarë.

“Falënderoje babanë njëherë, mos më falëndero mua. Ai ta ndëroi shtëpinë”, i tha një të riu.     

“Unë e kam bërë vetë, por e kam vënë në emër të djalit”, i tha një banor.

“Kujdes nga nusja e djalit atëherë”, tha Rama me shaka.

Ndërsa i jepte dokumentin një banori minoritar, Rama tha bëri një koment me karakter politik.

“Nuk ta bëri Dulja ë? Ja ta gëzosh pra!”

“Në këtë zonë vij gjithmonë me kënaqësi të madhe, pasi askush nuk ankohet për punë, sepse të gjithë janë në punë. Të gjithë kanë bërë zgjedhjen që punën të mos e kërkojnë nga shteti, por të punojnë me ndershmëri”, u tha Rama banorëve.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy