Mbledhja mes dy qeverive Shqipëri-Kosovë, Nano: Pozitive, uroj mos të jenë veprime kortezie

Mbledhja mes dy qeverive Shqipëri-Kosovë, Nano: Pozitive, uroj mos të jenë veprime kortezie

Analisti Mustafa Nano e sheh si diçka pozitive paralajmërimin e një mbledhje të përbashkët mes dy qeverive, asaj të Kosovës dhe Shqipërisë.

Nga studio e lajmeve në MCN TV ai ka deklaruar se Kosova do ketë gjithmonë një lloj kompleksi me Tiranën shtetërore, kompleks ky që sipas Nanos do vazhdojë derisa shteti i tyre të njihet ndërkombëtarisht si Shqipëria.

Ndërsa i pyetur nëse do kemi një formulë të re nëse Berisha del nga skema ashtu siç po përpiqen, Nano sqaroi se nëse kjo ndodh, largimi i tij do prodhoj një lloj tërmeti, por pasojat nuk kanë të bëjnë me një largim të Ramës.

Intervista e plotë

1. Z. Nano së fundmi është njoftuar mbledhja e përbashkët mes qeverisë së Kosovës dhe Shqipërisë. Mendoni se po thyen akujt mes Prishtinës dhe Tiranës?

Në fakt kam parë disa sinjale që mund të lexohen dhe kështu. Në fillim ishte Kurti që e uroi Ramën për qeverinë e re dhe Rama që ja ktheu. Shpresoj mos të jenë veprime kortezie të radhës por të kenë një lloj domethënie. Dhe fakti i mbledhjes së përbashkët të paralajmëruar më bën të mendoj se mund të jetë një projekt që e kanë menduar të dy. Është diçka pozitive.

2. Lidhur me këtë çështje ndjekim çfarë ka deklaruar pak ditë më parë kryetari i Komisionit Parlamentar të Jashtëm të Kosovës Haki Abazi. Çfarë e ndan kaq shumë Kosovën dhe Shqipërinë?

Është thjesht marrëdhënie, personale mes Kurtit dhe Ramës dhe kjo duhet të riparohet. Rama ka njëlloj arrogance, ndërsa Kurti ka krijuar një parti në Shqipëri, Vetëvendosjen dhe ai duhet të vendosi nëse do të jetë inkulatori i Ramës apo rivali i tij. Të dy duhet të heqin dorë nga qasje të tilla dhe gjeste të tilla.

3. Gjykoni se sjellja paternaliste e Shqipërisë ndaj Kosovës po merr fund apo ka humbur kuptimin dhe si e shihni ju Albin Kurtin në këtë kuptim, pra të afirmimit të reciprocitetit edhe me Shqipërinë?

Kosova do ketë gjithmonë një lloj kompleksi me Tiranën shtetërore sepse Shqipëria është i vetmi shtet që funksionon prej kohësh. Ata janë të pavarur por janë të të panjohur dhe do kenë gjithmonë nevojë për përkrahje. Ata e shohin Tiranën si kryeqytetin e të gjithë shqiptarëve. Mendoj se ky kompleksi do vazhdojë deri sa shteti i tyre të njihet ndërkombëtarisht si Shqipëria.

4. Pak ditë më parë presidenti kroat deklaroi se Shqipëria, Mali i Zi dhe Maq e Veriut duhet të kene trajtim preferencial ne procesin e Integrimit. Mendoni se me situatat e reja ndërkombëtare do të arrijmë gjë konkrete drejt BE? Pra brenda mandatit 3 të z. Rama?

Këtë nuk e dimë, një nga të vërtetat e rëndësishme të Ramës është ajo që kjo ka të bëjë me problemet e brendshme të Evropës dhe nuk ka të bëjë me mos bërjen e detyrave të shtëpisë nga ana e Shqipërisë. Dhe kështu besoj se kjo fabulë do vazhdoj të ekzistojë. Ka shumë zëra që janë kundër zgjerimit. Kur Evropa të heqë dorë nga ky trill ky problem do zgjidhet.

5. Ju mendoni se ky do te jetë një mandat i plotë apo me daljen eventuale të z. Berisha nga skena siç po përpiqen, do të kemi një formulë të re ?

Nëqoftëse Berisha del krejt nga skema mund të ndodhin skema, por jo rënia e Ramës sepse ajo varet nga vetë Rama. Mendoj se Rama do iki nga politika, kur do vetë. Largimi i Berishës si personazh 30-vjeçar, vetvetiu do prodhoj një lloj tërmeti dhe se cilat do jenë pasojat jam kureshtar ta di, por nuk ka të bëjë me largimin e Ramës.

6. Një pyetje e fundit për zhvillimet në PS. Si i shihni ju emërimet e reja p.sh të z. Gjiknuri, largimin e z. Balla?

Nuk kam ditur ti lexoj sepse nuk di dinamikat e brendshme të PS, Balla ka qenë shumë i afërt me Ramën dhe nuk e di nëse është akoma i tillë. Dhe për aq kohë sa nuk i di këto dinamika refuzoj të diskutoj sepse nuk dua të spekuloj.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy