Llabani: SPAK edhe 10 ditë kohë për të “prerë koka” të zyrtarëve të përfshirë në trafikun ndërkombëtar të 6 tonëve drogë

Llabani: SPAK edhe 10 ditë kohë për të “prerë koka” të zyrtarëve të përfshirë në trafikun ndërkombëtar të 6 tonëve drogë

Finalizimi i operacionit ndërkombëtar “Shpirti” çoi në arrestimin e 38 personave mes të cilëve prokurorë, zyrtarë policie dy shoqërues të ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri. Nga hetimet e SPAK, në bashkëpunim me autoritetet e antimafias italiane, rezulton se grupet kriminale kanë trafikuar të paktën 6 tonë drogë përgjatë viteve 2014-2017 nga Shqipëria drejt Italisë.

Mbi rolin e tyre por edhe të autoriteteve shqiptare në këtë hetim gazertarja Anduena Llabani tha në edicionin e lajmeve të MCN TV se bëhet fjalë për ministra e ish-ministra të përfshirë, por edhe një prokuror që është pjesë aktuale e SPAK. Për trafikun e 6 tonëve drogë, llabani tha se SPAK ka edhe 10 ditë kohë për të “prerë koka” të zyrtarëve të përfshirë në trafikun ndërkombëtar.

Intervista e plotë:

A ka shtetas italiane te arrestuar ne operacionin e perbashket te trafikut te droges?

Llabani: Sigurisht që ka, urdhërarrestet janë mbi 80-të, të cilët janë të përfshirë në këtë trafik, ku përfshihen 4 grupet më të forta dhe më të rëndësishme ndër vite në Shqipëri që kanë baza të forta në Spanjë, Itali dhe Shqipëri. Ky operacion vjen pas vizitës së ambasadores amerikane dje, një vizitë e beftë në prokurorinë e posaçme ku pasi u takua me krerët e prokurorisë ajo pati edhe një takim me 28 anëtarët e përgjedhur si oficerë dhe hetues të BKH-së të cilët janë angazhuar prej muajsh në përgjimet e këtij operacioni të konkluduar sot. Është e disata herë që ne përballemi me një operacion kaq të madh ndërkombëtar i cili gjithmonë drejtohet nga të huajt. Pavarsisht se në të gjithë informacionin e dhënë shikohet që i gjithë grupi prej 31 personash ka pasur mes tyre edhe zyrtarë të lartë apo pjesë të strukturave të poicisë së shtetit. Kanë operuar që prej vitit 2016-të. Bëhet fjalë për një hark kohor 5-6 vjeçar që këto grupe kanë funksionuar edhe falë asistencës së prokurorëve, policëve dhe personave të tjerë të cilët pritet të konkludohen më pas. Në këtë listë janë edhe zyrtarë të lartë si ministra apo ish-ministra dhe prokurorë të SPAK, të cilët kanë pasur informacione dhe nuk kanë vepruar në kohë, por kanë ndihmuar grupin që të shpëtojë në kohë nga hetimet e përgjimet apo edhe arrestimin e tyre.

Për sa ministra dhe ish ministra bëhet fjalë?

Llabani:Bëhet fjalë për ministra dhe ish-ministra, mund të jetë 2 ose 3 persona, por edhe një prokuror që është pjesë aktuale e SPAK, për të cilin mund të kemi informacion nga ora në orë dhe lëshimin e urdhër arrestit për këtë person. Këto janë personazhe që kanë pasur dijeni mbi faktet, por nuk kanë vepruar. Historia ka nisur prej 5-6 vitesh kur këto persona janë vënë nën përgjim për të parë deri ku do të shkojë. Grupi është orientuar dhe ata që kanë vendosur bazat e orientimit ka qenë pala italiane, antimafia intaliane.

Cila ka qenë indicia e parë që ka bërë që organet ligjzbatuese të vihen në këto gjurmë?

Llabani:Në këtë dosje janë dy ish-drejtues apo dy ish-shoqërues t ëish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, për të cilin kujtojmë se në 2017-ën pati një hetim i cili konkludoi dhe u mbyll. Por fakti që në këtë çështje është përfshirë edhe një prokuror i cili prej 9 vitesh është drejtues i Prokurorisë së Vlorës dhe nuk ka lëvizur nga ky qytet. Ai ka kandiduar edhe për të qenë pjesë e SPAK, por pati një tërheqje për shkak të një problem familjar dhe nuk pati më zhvillime, por prokurori në këtë rast edhe pse duket sikur roli i tij nuk është i madh për shkak se SPAK ka vendosur arrestimin e tij në gjendje shtëpie, nuk do të thotë se nuk ka pasur gisht në këtë çështje ku pjesa më e madhe e të arrestuarve ka qenë nga Vlora.  Aty ka qenë edhe baza ku ish-ministri ka pasur grupin e strukturuar Habilaj, të cilët kryenin trafikun e kokainës apo hashashit nga Vlora në drejtim të Italisë. Duket sikur është një nëndegë, ka shumë informacione të cilat kanë rrjedhur nga dosja Habilaj që kanë çuar antimafian italiane në zbulimin e pjesës tjetër. Ky megaoperacion zbuloi që në këtë histori kemi të bëjmë me një mirëorganizim dhe struktura që kanë funksionuar prej vitesh, falë edhe mbështetjes së policisë.

Një prej te arrestuarve ishte shefi i sektorit te antitrafikut ne Policine e Shtetit. A jane kryer hetime me pare, te perbashketa apo te veçuara nga Ministria e Brendshme per implikimin e Sektorit te Trafiqeve ne policine e Shtetit ne ceshtjet e trafikut te droges?

Llabani: Ka pasur raste shumë spontane dhe kanë qenë të një niveli më të ulët, në rastin konkret kemi të bëjmë me një nivel shumë të lartë pa të cilin nuk do të funksiononte. Kur themi që vlera e 6 tonelatave kokainë, marjuanë dhe drogave të forta që kushtojnë miliona 55 milionë euro në tregjet europiane do të thotë se edhe implikimi këtu do të ishte shumë i lartë. Ndaj edhe këtu flasim për zyrtarë, ministra apo prokurorë brenda SPAK-ut që kanë dhënë dritën jeshile për shumë veprimtari të këtij grupi dhe nuk janë goditur. Kjo mbase ka qenë edhe teknikë e policisë së shtetit, për të arritur deri tek zbulimi i rrjetit pasi kemi të bëjmë me katër grupe shumë të fuqishme të cilat funksiononin prej vitesh dhe organizonin trafikimin apo edhe materialet bazë për kultivimin e lëndëve narkotike këtu si hashash, por edhe markuanë dhe kokainë. Në rastin konkret policia e shtetit ka qenë shumë spontane.  Prokurori  i Antimafiasn italinae tha se nuk kemi pasur besim në strukturat shqiptare pasi ka pasur dekonspirime të operacioneve të kaluara.

Kujt struktura u referohej Prokurori  i Antimafias kur flet për mungesë të besimit?

Llabani:Flasim për strukturat e antitrafikut dhe atë të qenieve njerëzore. Këto janë dy pikat më të dobëta të policisë shqiptare sot dhe këto janë dy menkanizmat që edhe DASH i përmendi që nuk kanë bërë shumë hapa para në lidhje me hetimin e pasurive nga krimi i organizuar. Informacionet që na vijnë në rrugë operative shpesh na ndodh që prokurorët ta mbajnë sekret pasi policia është ajo që shpesh dekonspiron dhe shpesh është edhe bashkëpunëtore në krim.

Nëse do të kemi një ndalim të një prokurori në detyrë të SPAK çfarë do të thoshte kjo për besimin që ka publiku tek ky institucion.

 Llabani: Të gjithë prokurorët e SPAK kanë kaluar në një sitë dhe kanë marrë një lloj bekimi për s ai përket edhe institucioneve të huaja të cilat kanë hedhur miliona për të ngritur drejtësinë e re. Shumë nga këta prokurorë nuk komunikojnë as me ne dhe duket si institucion hermetik dhe gjithçka bëhet me rrugë zyrtare nëpërmjetë një prokurori dhe kjo ka krijuar bindjen tek opinion publik dhe tek media se është një institucion shumë serioz dhe shumë i kontrolluar. Nëse do të ndodhë një gjë e tillë duket si një thilkë që do të presë një tortë për të cilën kishim edhe një qershi sipër. Diplomatët e huaj dhe ambasada amerikane që ka dhënë mbështetje duket se ka rënë dakort me këtë fakt dhe që mund të bëhen shembuj për pjesën tjetër që duket sikur është vënë në lëvizje për kapjen e peshqve të mëdhej për të cilët është folur kaq shumë.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy