Tela: Ja pse u përmbyt Durrësi. Nuk është fatkeqësi natyrore, por fatkeqësi korruptive

Tela: Ja pse u përmbyt Durrësi. Nuk është fatkeqësi natyrore, por fatkeqësi korruptive

Gazetari Andi Tela, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, dha detaje mbi shkaqet e përmbytjeve në Durrës, ku si pasojë janë dëmtuar mbi 1 mijë banesa dhe janë evakuuar rreth 500 persona.

Sipas Telës, përmbytjet nuk janë pasojë e reshjeve të shiut, por e vendimeve të gabuara dhe korruptive.

 Ai thekson se një nga shkaqet kryesore është zhvendosja e hidrovorit të vjetër, për t’i hapur rrugë interesave private të një oligarku.

Në gjithë këtë histori të viteve të fundit, dy janë elementët që bëjnë veçori: Durrësi dhe rruga Çukës-Qafë Plloçë. Përmbytjet në Durrës i kemi parë edhe në janarin e vitit të kaluar, edhe në nëntor. Sa herë ka rënë shi, ka pasur përmbytje, por jo në këto përmasa. 

Këto nuk janë pamje sepse ra shumë shi dhe u përmbyt Durrësi. Nëse përpiqemi ta quajmë këtë që ndodhi fatkeqësi natyrore, gabojmë. Kjo është një fatkeqësi korruptive.

Hidrovorit të vjetër iu ndryshua vendndodhja për t’i bërë nder një oligarku me interesa në zonën e Porto Romanos, ndërsa hidrovorit të ri i është caktuar një kuotë më e lartë ndërtimi. 

Hidrovori i ri, sipas ekspertëve, nuk arrin të thithë ujërat dhe t’i shkarkojë në det, dhe pikërisht për këtë arsye Durrësi është përmbytur. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy