Banorët e lagjes ‘5 Maji’ e kanë çuar shqetësimin e tyre në SPAK. Ditën e sotme ata kanë depozituar një kallëzim penal në Prokurorinë e Posaçme, pasi kundërshtojnë shembjen e banesave të tyre.
Ne kemi bërë sot kallëzim në SPAK dhe nuk do të tërhiqemi për asnjë lloj arsye. Gjithë problematika dalin në SPAK. Është dhënë çdo kërkesë, asnjë nga këto nuk ka kthyer asnjë informacion.
Përmes avokates Adriana Kalaja, banorët kërkuan që SPAK të bëjë sekuestron preventive dhe të ndalë aksionin për shembjen e banesave deri në sqarimin e planit. Në një dalje për mediat Kalaja tha se nuk ka një aktmarrëveshje mes banorëve, dhe se ajo që iu është dhënë atyre është diskriminuese.
Sipas nesh e gjitha nisi me VKM 78 të janarit të 2020 që ka në fokusin e saj rindërtimin. Aktmarrëveshja që i është drejtua banorëve është diskriminuese, e pabazuar në ligj. Ajo nuk merr në konsideratë interesat e banorëve dhe nuk ka afat se kur do të japë efektet. Ligji e përcakton qartazi se duhet të ketë një vendim prishje. Vendim prishje që e kemi konsideruar shkelje flagrante.
Kemi kallëzuar dhe kryetarin e kadastrës, pasi ka kthyer përgjigje negative në shpërdorim të detyrës, se banorët nuk mund të legalizohen. Të gjithë komponentët që kemi parashtruar para SPAK, besoj do të hetohen. Kemi kërkuar marrjen e masës së sekuestros preventive mbi projektin. Projekti është i Boerit, që nuk ka lidhje me projektin e rindërtimit për shkak të pasojave të tërmetit. Ne i kemi kërkuar SPAK, vënien e sekuestrosh preventive mbi këtë projekt dhe pezullimin e aksionit të prishjes deri në zbardhjen e çështjes.



