Ritmi i koronavirusit/ Çdo 15 sekonda vdes një pacient

Ritmi i koronavirusit/ Çdo 15 sekonda vdes një pacient

Numri i viktimave të koronavirusit e tejkaloi sot shifrën 700 000, sipas një përllogaritjeje që ka bërë Reuters. Listën e vdekjeve e kryesojnë Shtetet e Bashkuara, Brazili, India dhe Meksika.

Mesatarisht 5 900 njerëz vdesin çdo 24 orë nga COVID-19, sipas llogaritjeve të Reuters bazuar në të dhënat e dy javëve të kaluara.

Kjo është baras me 247 persona në orë, ose një person çdo 15 sekonda.

Presidenti Donald Trump tha se shpërthimi i koronavirusit është po aq nën kontroll sa mund të mbahet në Shtetet e Bashkuara, ku më shumë se 155 000 njerëz kanë vdekur.

"Ata po vdesin, kjo është e vërtetë", tha Trump në një intervistë për faqen e lajmeve, Axios. "Kjo nuk do të thotë që ne nuk po bëjmë gjithçka që mundemi. Është nën kontroll aq sa mund ta kontrollojmë", tha ai.

Në Brazil, Presidenti Jair Bolsonaro e ka minimizuar peshën e masave të pandemisë, pavarësisht se vetë ai dhe disa nga anëtarët e kabinetit të tij rezultuan pozitiv për virusin.

Pandemia fillimisht u përhap ngadalë në Amerikën Latine, ku jetojnë rreth 640 milionë njerëz. Por infeksioni mori përmasa të mëdha me kalimin e kohës sidomos në zonat e varfra dhe qytetet me dendësi të lartë popullsie.

Edhe në pjesë të botës që duket se e kanë frenuar përhapjen e virusit, kohët e fundit numri i rasteve ditore është në rritje, duke sinjalizuar se fitorja e luftës me virusin është shumë larg.

Australia, Japonia, Hong-Kongu, Bolivia, Sudani, Etiopia, Bullgaria, Belgjika, Uzbekistani dhe Izraeli të gjitha kohët e fundit patën rritje të rasteve të reja.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy