Shpërthimi në Lushnjë, Bregu: Që në dosjen paraprake oficerët e kanë bërë të dyshuar deputetin. SPAK të verifikojë nëse ka pasur denoncime për çështjen

Shpërthimi në Lushnjë, Bregu: Që në dosjen paraprake oficerët e kanë bërë të dyshuar deputetin. SPAK të verifikojë nëse ka pasur denoncime për çështjen

Gazetari Sokol Bregu tha në studion e MCN Live se që në dosjen paraprake të ngjarjes në Lushnjë ku humbën jetën babë e bir, dy oficerët e policisë gjyqësore e kanë bërë të dyshuar deputetin Bujar Çela.

Sipas Bregut, SPAK duhet të verifikojë nëse pasur denoncime në bashki për këtë çështje.

Që në dosjen paraprake 2 oficerët e policisë gjyqësore e kanë bërë të dyshuar fajtor deputetin Bujar Çela në mënyrën se si e kanë përpiluar atë.I kanë ngritur akuzën për ndërtimin e paligjshëm. Nuk e ka deklaruar ndërtimin e tij në bashki, kjo duhet të marrë kosto dhe përgjegjësi politike ndaj personit në fjalë përderisa kjo mazhorancë ndërtimin e paligjshëm e ka në fokusin e saj për një tjetër histori.

E dyta nuk e ka deklaruar në Inspektoratin e Punës që ka marrë të punësuar. Kanë marrë Inspektoratin e Punës për të gjithë punëtorët që kanë qenë atje të padeklaruar dhe kjo e ka çuar në akuzën, "shkelje e rregullave në punë:. Janë dy akuza, jo vetëm administrative, por edhe penale.

Shkatërrimi i pronës, akuza tjetër. Shteti, me akuzën “shkatërrimi i pronës” do të thotë që të gjitha këto biznese që janë shkatërruar duhet t’i kompensojë pronari i këtij biznesi.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy