Revanshi ndaj krimit të organizuar/ "Jap 10 milionë euro për vrasjen e Ervis Martinajt, zbardhen komunikimet"

Revanshi ndaj krimit të organizuar/ "Jap 10 milionë euro për vrasjen e Ervis Martinajt, zbardhen komunikimet"

Intriga, askush nuk i beson askujt, të gjithë flasin për të gjithë dhe vetëm interesat i bëjnë bashkë. Kjo mund të jetë fjalia që përmbledh hetimin e SPAK, i cili goditi 7 grupe kriminale që ushtronin aktivitetin e tyre në Lezhë, Kurbin, Durrës, Tiranë dhe Vlorë.

Personazhe të cilat kanë shënjuar krimin e organizuar në këto 10 vite, por që duket kanë marrë goditjen e fundit në këtë aksion të koduar “revanshi” nga Policia e Shtetit.

Por, a do të jetë i plotë revanshi i shtetit ndaj këtyre grupeve të cilët deri tani kanë arritur ti shpëtojnë drejtësisë edhe pse kanë qënë të arrestuar për vepra të rënda penale.

Në hetimin e kësaj çështjeje janë bashkuar disa procedime bashkë, ku kryesori është tentativa e vrasjes së Aleks ndrekës në Lezhë, i njohur me nofkën “Leksi i Druve”, personazh mjaft kontravers në këtë qytet.

Pjesë e ketij hetimi janë dhe disa raste trafiku kokainë nga Amrika Latine ne Evropë nga shqiptarë për të cilët është kërkuar iformacion dhe është bashkëpunuar me Europol.

Gjatë hetimit janë identifikuar disa kode perdoruesish të platformës Sky Ecc, biseda e të cilave janë zbardhur nga oficerët e Byrosë Kombëtare të Hetimit.

Episodi i parë i këtij hetimi nga 18 të tillë ka në qendër të tij Durim Bamin, një personazh i përfolur gjatë këtyre 10 viteve për ngjarje të ndryshme. Ai u bë i njohur edhe atentatin e supozuar ndaj Tom Doshit, me porosi të Ilir Metës. Ngjarje e hetuar nga drejtësia në atë kohë dhe rezultoi se nuk ishte e vërtetë.

Durim Bami në këtë hetim kërkohet të vritet nga Arben Ndoka, ish-deputet i Partisë Socialist nga viti 2013 deri 2015, i dorehqur më pas për shkak të ligjit të dekriminalizimit pasi kishte fshehur një dënim në itali.

Motivi për të cilin kërkohet i vdekur Durim Bami është dyshimi se ai kishte ekzekutuar Aleksandër Ndokën, vëllain e ish-deputetit. Ai u vra në Lezhë dhjetorin e vitit 2017 e cila ende dhe sot është një ngjarje e pazbardhur.

4 grupe kriminale ai i Arben Ndokës, Ervis Martinaj,Emiljano Shullazit  dhe Astrit Avdylajt dhe 15 anëtarë të tyre bëhën bashkë për ta ekzektuar të fortin e Niklës sëbashku me të vëllanë Valterin.

SPAK e nis zbardhjen e kësaj ngjarje me komunikimin e Emijano Shullazit, i cili ndodhet në burg prej vitit 2016 me Marklen Hakën, një tjetër persoanzh i njohur në Nikël.

Në këtë rast, sipas prokurorisë, Shullazi ka rolin e sigurimit për informacionit mbi levizjen e Bamit duke i siguruar nga Haka.

“Vallahi sdi gjo o Merglen e ca s'bëjne, po bëse mos ki. Ulu pi kafe po shpinën mos jua kthe”- Emiljano Shullazi

Në një tjetër bisedë të vitit 2020, ata komunikojnë sërish ku Shullazi i shkruan.

“Ai Duri (Durim Bami) i kishte çu haber atij Nokës (Arben Ndoka) që të nxjerr kë të duash përveç Valterit dhe më jep garanci që e mbyllim bashkë.”- Emiljano Shullazi

Në vazhdimësi të bisedës Marklen Haka jep informacion në lidhje me automjetet që leviz objektivi i tyre dhe mënjëherë pas kësaj Emiljano Shullazi komunikon me Arben Ndokën. Ai jep të dhëna mbi vendndodhjen e Bamit.

“Po më thotë tani që rrin tek Oxhaku shumë dhe del dhe pa blind,tek lokal Artisti dhe më shumë se 20 minuta nuk rrinë. Rrin me çunin e xhajës së vet atë Koçin(Gentian Koçin) dhe Ervin Kodra nga Tapiza. Është fol me nja dy veta dhe ishalla e bëjnë. Don terezi ai m.. se del një ditë dhe rrinë një javë pa dale,shofim mos po i vjen ora. Unë jam tek cili variant të dalë më para, vetëm të iki. Se do dalin të gjitha pastaj kush ka dhënë dhe kush ka gjuajtur. I flet Valteri të gjitha pastaj sa ti thuash që e ke radhën ti.” -Emiljano Shullazi

Por informacionet e Emiljano Shullazit janë vetëm njëri opsion që Arbën Ndoka ka në dispozicion. Në një komunikim me Arian Turku ku flasin për lemimin e Durim Bamit me mundësin e nderrimit me një person tjetër.

I kanë pas lekë borxh Durit disa shkodranë në itali dhe daja i ka marrë në telefon dhe ato ja kanë dhënë lekët Durit. Tani kam vazhdu si me stil me I thanë, një fjalë sot,një fjalë mbas 3 ditësh. A po don me dhanë edhe Bardhokun paketë,të dy”- Arian Tuku

Në dosje është zbardhur një komunkim që Arben Ndoka ka pasur me një person që nuk është indetifikuar ku tregohen detaje mbi zhdukjen e Enver Stafukës në vitin 2015. Ndoka është i bindur se Bami është personi që i ka vrarë të vëllanë.

“Këto janë dora o vlla,gjithë ca thu ti. Kshu ja kanë ba edhe Milit këti. I kanë thënë bejmë be anëj,knej, e kur mori Stafukën (Enver Stafuka) peng, nxorri cdo gjë Mili. Duhet me ju turrë, me e kput.”- Arben Ndoka

Në këtë dosje mës personazheve flitet edhe për një tejtër atentat të bujshëm , ekzekutimin e Edison Harizajt, në vitin 2018. Ai u vra në Durrës dhe nnjihej për miqësinë e tij me Emiljano Shullazin. Ky i fundit flet me Satilno Basho dhe diskutojn ënë lidhje me persona të cilët mund të kënë marrë pjesë në ekzekutim.

“Duhet kapur ai “çipuri” (Armando Sulejmani) që të tregoj se kush ka gjuatur ,duhet marr vesh se kush gjuan.duhet me gjet atë që ka gjuatur vëlla se sbën. Pra ti thua “çipuri” (Armando Sulejmani) me vëllin e “buzderrit” kanë gjuajtur.” -Dosja e SPAK

Ndërsa biseda mes të dyve ndalet serish tek Durim Bami për vrasjen e tëcilit mund të marrin 1 milion euro nëse ajo kryhet.

“Me atë Durim Bami është ai nga Fushë Kruja di ndonjë që ka muhabet andej nga Vlora? Se për atë mbushin 1 milion euro. Këtë uhabët e bëj me ty se nuk dua ta mrrë vesh njeri ca flasim bashkë. Dur Bami të pret në besë duke ngrënë bukë,ai ka njëqind hasmëri, do bëj festë policia. As nuk e kërkoj njeri atë muhabet. Po hic arrestin njëhërë ,se kam rob unë atje që të afrojë.”- Dosja e SPAK

Krahas këtij opsioni Arben Ndoka kërkon të gjejë vrasës me pagesë në Kosovë apo Maqedoninë e Veriut. Në një komunikim me një person të apidentifikuar ende nga prokuroria flitet për shifra që shkojnë deri në 100 mijë euro.

“Vllai për person 100 mijë euro dhe ju duhen 25 mijë në fillim të punës se ju duhen për hrxhime për të blerë gjerat që ju duhen atyre se marrin shpia, makina e cfarë ju duhet.”- Dosja e SPAK

Në dosje është zbardhur një bisedë mes Arben ndokës dhe Ervis Martinajt, ku ish-deputeti i tregon për vrasësit nga Kosova dhe nëse ai kishte dëshirë mund t'i përdorte në punë të tijat. Ndoka komunikon me Emiljano Shullazin, ky i fundit i tregon vendet ku rri dhe lëvizjet që kryen Durim Bami, informacione të cilat i ka marrë nga Marklen Haka.

Në lojë për eleminimin e Durim Bamit futet dhe Astrit Avdyli duke bërë që eleminimin e tij ta kërkojnë tashmë katër grupe, duke e kthyer të fortin e Nilkës prenë kryesore të tyre.

Avdylaj komunikon disa herë me Arben Ndokën duke i vënë në dispozicion nipin e tij Aldo Avdylin he Arben Mërkurin i njohur si Maneci, i cili u vra në vitin 2022, dy vite pasi zhvilloheshin këto biseda.

“Nipçen (Aldo Avdyli) dhe tërmetin (Arben Mërkuri), lëshoj njerzit, ata tani ti e din, ok, gati i ke.”- Astrit Avdyli

Arben Ndoka dhe Ervis Martinaj therrësin në ndihme dhe një tjetër personazh të njohur Gentian Bejtja , kundërshtar i betuar i Durim Bamit. Ai u vra disa muaj më parë në hyrje të shtëpisë së tij .

Në gushtin e vitit 2020 të gjithë vihen në dijeni se Durim Bami ishte Ksamil duke pushuar në një hotel të zonës. Menjehrë drejt kësaj qyteze niset një grup. Një konfimim se Bami ishte në Ksamil vjen edhe Gentian Bejtja i cili ka marre informacion nga kunati i tij , ndërsa i kërkon që vrasjen ta kryejnë atje pasi është një rast shumë i mirë.

“Gjej rob ta boj aty. Mos nigjo barcaletat e atij që thoshte se maroj në Durrës, se në Durrës e marojnë të gjithë. Po është turp me lon sdo ta gjesh mo at shanc.”- Gentian Bejtja

Arben Ndoka komunikon me Arben Mërkurin ku diskutojnë për mundësin ë evrasjes së Durim Bamit në Durrës, gjatë rrugës së kthimit. Gjithashtu ai ka folur edhe me Aldo Avdylin ku i kërkon që të jetë gati dhe të ketë kujdes nga policia. Ndërsa Avdyli I kërkon që të jetë I saktë informacioni në mënyrë që të mos viten njerëz të tjerë kot.

“Deri tani nuk kemi parë polici dhe ishalla na e konrimon se i ka ardh ora. Na thuj ta shikoj mirë ai robi mos tja fusim milettit kot. Ti vihet mbrapa sa ta shohi e të shkruj në çdo moment.”- Aldo Avdyli

Por atentati dështon për shkak se grupet e derguara në terren nga Arbën Ndoka kanë mundur ta identifkojnë saktë Durim Bamit. Por eleminimi i Bamit është detyra kryesorë për Arben Ndokën dhe në ndihmë këtë radhe i vjen Behar Bajri, i arrestuar në dosjen metamorfoza.

Ky i fundit i thotë që Durim Bami do shkonte ta takonte në Shkodër dhe e pyet nëse i ka njerëzit gati.

“Nëse vjen Duri me Mariglenin se thojnë dun me ardh me më taku, i ke gati nëse vijnë. Se ty të dojn të vdekur,unë I thash që nuk kam muhabet me të. Nëse vijnë për zoten me ju q… ropt e tyne. Po erdhi me më taku është i vdekur.”- Behar Bajri

Por edhe ky rast dështon për shkak se Durim Bami nuk udhëton vetë drejt Shkodrës për t'i dorëzuar një shumë parash Behar Bajrit.

Durim Bami i ka shpëtuar një tjetër atentati në nëntor të vitit 2020 ku u plagos djali i hallës së tij Ervin Kodra. Porositës i kësaj mgjarje është Ervis Martinaj dhe ekzekutues Tori Xheçuka dhe Florenc Kelmendi, ndërsa Albert Zaja dhe Marklen Haka ishin në rolin e vëzhguesit dhe informatorit. Për vrasjen e Durim dhe Valter Bamit ,Martinaj sipas SPAK do të paguante 500 mijë euro.

Durim Bami ishte i vetëdijshëm që për armiqtë që kishte përballë dhe fuqinë e tyre për këtë arsye ai kishte krijuar aleancat e veta me qëllim goditjen e Arben Ndokës. Sipas SPAK ai ka një aleancë me Endrit Dokle  , Xhelal Rrajën, Marklen Hakën për të ekzekutuar ish deputetin e partisë  socialiste.

Në 27 janar të vitit 2021 Durim Bami komunikon me Endrit Doklen në lidhje me mundësin e vrasjes së Arben Ndokës. Dokle i thotë se Arben ndoka ka mundësi që të nesërmen të shkojë për kafë dhe qoke në Rrugën e Elbasanit, tek pallati i kuq i Zamirit pasi kishte vdekur një gjyqtar nga lezha. Endrit Dokle sqaron SPAK në dosje i thotë Durimit se nuk e di se kur do shkoj Arben Ndoka për kafe por kur të jetë brenda në shtëpi do ta merrte vesh. Bami i konfirmon disa orë më vonë se e njeh mirë zonën , ndësa Dokle i zbulon se objektivi i tyre kishte marrë në telefon familjarët e të ndjerit se do të shkonte për kafe.

“Endriti vazhdon bisedën duke i thënë Durimit se sot Arben NDoka nuk do të shkonte por nesër dhe ditët në vijim ishte 100 % e sigurte që do të shkonte dhe se kur të jetë duke pirë kafën do e marrë vesh.”- Dosja e SPAK

Pas kësaj ai i thotë Durim Bamit nëse i ka njerëzit afër puna është e kryer. Ky i fundit ia konfimon një gjë të tillë duke thënë se nuk e lejë ti ikë. Pas këtij momenti Bami flet me Xhelal Rrajën ku i tregon për mundësinë e vrassje se Arben Ndokës . Në të njëjtën kohë flet me Marklen Hakën ku i sqaron planin e tij.

Një ditë më vonë në 28 janar 2021 Durim Bami dhe Marklen Haka sipas SPAK shkojnë në vendin ku do të vinte Arben Ndoka, por ky i fundit nuk është shfaqur duke bërë që plani të dështonte. Edhe ditën tejetr Bami kërkon informacion nga Endrit Dokle por ky fundit i thotë se nuk ka asnjë detja të rid he se ishte i gatshmë për të paguar çdo lloj shifre për të marrë informacion.

SPAK thotë se në këtë rast jemi përballë sigurimit të kushteve për te kryer vrasje dhe grupit të strukturuar kriminal por që vrasja nuk ka ndodhur për shkaqe të pavarura nga personat që janë të përfshirë.

Kjo dosja ka sjellë në dritë detaj për armiqësinë e egër mes Ervis Martinaj dhe dy vellëzërve Erlis dhe Leonard Duka. Keta të fundit me ndihmën e Fatmir Hysenin i njohur si “doqja” dhe dy personave të tjerë kanë dashur të ekzekutojne Ervis Martinajn. Këta persona gjatë gjithë verës së vitit 2020 bëjnë plane me njeri-tjetrin për të vrarë Ervis Martinaj dhe lidhjen e tij të ngushte Erigers Mihasi. Ky i fundit u vra në nëntor të vitit 2021 në zonë e Astirit sebashku me Armand Dumanin. Këto personazhe marrin informacion, përdorin femra për tu afruar me objektivin e tyre por që nuk mundin ti afrohen për ta vrarë- Vellezëri Duka dhe Ervis Martinaj njihen mirë me njëri-tjetrin për shkak të bashkëpunimit të tyre në biznesin e lojrave të fatit dhe nga miqësia e dikurshme ata u kthyen në armiqtë më të egër.

Pavarësisht kësaj armiqësi Leonard Duka dhe Ervis Martinaj komunikojnë mes tyre dhe bisedat mes tyre janë mjaft interesante ku bisedat fillon me vrasjen e Santiago Malkos..

“Ai gaboi me babën tënd dhe se unë babain tënd me e pa në rrugë vetëm e respektoj dhe me të pa ty me gra ose fëmijën e Erlisit nuk të gjuaj.”- Ervis Martinaj

Nga kjo bisedë konfirmohet se urhdërues i vrasjes së Santiago Malkos është Leonard Duka për shkak se e kishte marrë peng dhe dhunuar të atin. Duka  i  sqaron se vëtëm ky episod e kishte merzitur shumë pasi gjërat e tjera të biznesit do ti kishte zgjidhur .

Sipas bisedave të zbardhura Ervis Martinaj është në dijeni të personave që duan ta vrasin.

“Nuk me vret dot mua me gabelt e Vlorës o Nard, ti më vret vetëm kur të jesh në të drejtën tënde.”- Ervis Martinaj

Me tej zhvillohen një sërë biesdash mes të dyve ku kërkojnë që të qetësojnë gjerat.Leonardi i kërkon që të flasin për gjerat e tyre.

“Të flasim siç është për të fol dhe ti bëjmë gjërat e qarta bashkë.Ose me i qetësu dhe me i rregullu ose vazhdojme siç ja kena nis ,por e mira është që most ë shkojnë gjërat më andej se nuk të kam prek as në gjak,as babë, asgjë dhe stë kam asnjë borxh. Ti duhet me më kthy çfarë më takon se kam gjithë ato lek me ty në punë.”- Leonard Duka

“Unë stë ha asnjë lek dhe pse je mundu me më vra me gabelt e Vlorës, çfarë është djersa jote ,është djersa jote. Lekët që ke fut në lloto, aty i ke pajisjet kur ti duash, lekët e barit i ke marrë me sa di unë”.- Ervis Martinaj

“Edhe mua nuk më vrasin do të lushnjes,Mamurrasit, Vlorës dhe Shkodrës por unë po të thëm me i qetësu gjërat sepse nëse shkon më andej nuk mbaron”-  Leonard Duka

Më pas zhvillohen disa biseda ku Martinaj i thotë se Fatmir Hysneni do ta vriste, se ka dashur ta vrarë dhe do ta groposë sëbashku me dy vlonjatë të tjerë. Në vazhdimësi ai i shkruan se nuk duhet të merret vesh që ata kishin folë me njëri-tjetrin ndryshe do ti kthehet kundra.

Pavarësisht kësaj Leonard Duka është duke folur me Fatmir Hysenin dhe dërgon biseda që kishte kryer. Ndërkohë i shkruan Altin Gegës bashkëpunëtorit të tij të hape fjale se ai do të japë 2 milion euro kush jep informacion për Ervis Martinajn dhe 10 milion kush e vret. Qëllimi i përhapjes së këtij informacioni është që Martinajt ti largohen njerëzit dhe të vijnë nga ata. Ish miqtë nuk bien dakord për borxhin që Martinaj i ka Leonard Dukës dhe sërish ata kthehen në pikën zero, ku secili premton se do vrasë tjetrin.

Ervis Martinaj, Viktor Imeraj dhe Satilno Basho akuzohet për sigurmin e kushteve për të vrarë Fatmir Hysenin dhe Armando Hysenin por që nuk është mundur të realizohet.

Gjithashtu në dosje janë edhe disa tentative të tjera vrasjes së përsonazhe të njohur që janë pjesë ë këtyre grupve kriminale por që nuk janë realiziuar për shkaqe të ndryshme. Erigers Mihasi dhe Tori Xhecuka janë dashur të vriten. Durim Bami, endrit Dokle, Markeln Haka dhe një person i cili nuk është identifikuar akuzohen per sigurimin e kushteve për të kryer vrasje.

Vrasje e mbetur tenativë ndaj Enrik Metra dhe Hamza Tërziut është një tjetër ngjarje e zbardhur.

SPAK pas zbardhejs së biesdave në sky ecc ka mundur të zbardhe dhe nje ngajrje të rëndë të ndodhur në Tiranë në shtatorin e vitit 2020. Në afërsi të Selitës në një mjet shpërtheu një sasi tritoli ngjarje e cila ishte në kufinjtë e një akti terrorist. Në këtë ngjarje u plagos Preng Gjini .

Për këte SPAK akuzon Elson Reçin i cili rolin e porositësit dhe finacuesit pasi ishte i bidnur se Preng Gjini i kishte vrarë xhaxhain , Kastriot Reçi. Ky i fundit u vra me snajper në Rreshen janarin e vitit 2020. Për këtë ai ka gjetur ndihmën e 6 personave të tjerë Besian Xhixha i cili ka pasur rolin e vezhguesit dhe organizatorit , Enver Diva ,Robërt Laçi, Arben Mërkuri sigruonte informacion, Klodian Shahini punonjës policie dhe Fatmir Troplini. Ky i fundit ka pasur rolin e sigurimit të personave që do kryenin vrasjen Preng Gjinit.

Në ndihmë të hetimeve të SPAK në këtë rast ka ardhur edhe Nuredin Dumani,bahskëpunëtor i drejtësisë në çështje të tjera, por që pasur informacion edhe për këtë rast. Në dosjes sqarohet

“Elsoni i ka ofruar shumën prej 130 000 deri në 150 000 euro për realizimin e vrasjes por Nuredini i ka kërkuar 200 000. Elson Reçit i është dukur e ekzagjeruar dhe i ka treguar që kishte mundësi ta vriste me eksploziv sepse i kishte instaluar GPS në makinë por kishte frikë se Preng Gjini nuk do të vdistë nga shpërthimi.”- Dosja e SPAK

Por shpërthimi nuk mundi ti merrte jetën objektivit pasi ai ishte shofer atë dite dhe nuk ishte ulur në krahun ku ishte vendosur eksplozivi.

Një dosje e kaq voluminoze dhe me kaq shumë personazhe të krimit të organizuar nuk mund të mungontë bashkëpunimi i policisë së shtetit. Ky hetim nxorri në pah edhe njëherë nevojën që ka policia e shtetit për ta pastruar nga elemtët e saj të inkriminuar. Duke qënë se qëndra e kësaj çështje ishte Lezha dhe rrethinat e saj është faktuar sipas SPAK se ish drejtori i policisë së Lezhës Henerigert Mitri dhe ish shefi i trafiqeve në këtë drejtori Klodian Shahini kanë pasur rol në lejimin e kultivimit dhe trafikun e  kanabisit në këtë qark.

Sërish personazh është Elson Reçi i cili është kultivues i hashashit në zonën e tij në rrethinat e Rrëshenit. Kontakti i tij në polici është Klodian Shahini i cili është edhe kushëri ti tij.

Mes të dyve zhvillohet një bisedë ku flitet për parcela të mbjella me kanabis dhe pagesa që do ti merrte Klodiani.

“Rri i qetë ato të mijat edhe pak dit ka me vazhdu vrullshëm,veç njëra që është afër antenave don edhe nja 10 ditë se është pak e vonume.A ja bona bukur muhabetin ktij se mos me ra në sy për lëkët, po më thuj por erdhën,ok ti e ke parasysh se ku i kam unë këtu sipër.”- Elson Reçi.

Ndërsa në bisedatat mes të dyve permendet edhe emri i Henerigert Mitrit , numri një të policisë në Lezhë.

Një tjetër episod është lejimi i aktiviteti të lojrave të fatit në mënyrë të plaigjshme në Lezhë në një lokal që zotërohej nga biznesmeni Pëllumb Gjoka, i arrestuar në dosjen metamorfoza. Ky lokal pikaset dhe sekuestrohen lojrat e fatit dhe në dosje është e zbardhu një bisedë mes Gjokës dhe Oltion Bistrit ish shef i operacionales në policinë e shtetit ,edhe ai i arrestuar.

“Pa i thënën Gertit shkun ata? Ca thua? Me derë të fshehtë e kishe aty? I hapën problem Gertit? Po si vajtën pa i thënë,drejtor tjetri”.- Oltion Bistri

Nënjë tjëtër biseda Bistri i thotë Gjokës dhe drejtori i policisë së Lezhës nuk duhet ti kishte dhënë garanci për këtë aktivitet nëse nuk ka patur dakordësinë e eprorëve të tij, duke i sqaruar se do mundohej ta zgjidhte këtë gjë.

Henerigert Mitri duket se ka një marredhenie të konsoliduar me Gjokën ku në biseda i thotë se kërkon ta lidhë me drejtorin e hipotekes në Lezhe pasi ka dyshime se për të po zhvillohen hetime.

“Shok si kalove thuja pak atij drejtorit të hipotekës të vijë të më takojë pak ose ndonjë numër cel që ti them të ruhet po thuaj të vijë të më takojë.”- Henerigert Mitri

Një tjetrë oficer policie që ndihmon grupet kriminale në trafikun dhe kultivimin e kanabisit është Altin Morina. Ish efektivi i RENEAS që u arrestua një vit më parë se në makinë iu gjetën më shumë 100 mijë euro. Dy raste ka të zabrdhura SPAK se Altin Morina ka ndihmuar Durim Bamin në kultivimin e kanabisit në zonën e Krujës.

“Në zonën e Buqit, në Tarinjë Durimi është duke mbjellë 2000 rrënjë kanabis dhe se janë të Durimit, Altinit dhe të Drejtorit për këtë arsye duhet ti thotëqë  emri i fshatarit është Nikoll Jaku.”- Dosja e SPAK

Të dy ata flasin për një drejtor i cili bashkë me ta ka parë serën dhe një ditë më vonë Durim Bami e pyet Altin Morinën nëse drejtori kishte folur me shefin e zonës së Durimit për serën që kishin parë mbrëmë dhe që ti kthejë përgjigje pasi disa shettas duan të vazhdojnë të mbjellin dhe për këtë arsye nuk duhet që ta çojnë policinë për të kontrolluar serat. Gjithashtu ata flasin për të takuar shefin e komisariatit dhe të emërojnë një njohje te tyren inspketor redni në këtë zonë.

Këto janë vetëm disa episode që SPAK ka zbardhur me bruim të parë të dhenash bisedat e sky ecc, platformë e cila ka pasur përdorues të saj të parë drejteus të grupeve krimianle, biznesmenë dhe oficerë policie.

Ajo që del se përfudnim nga leximi i kësaj dosjes është që krimi dhe pjesë të caktuara të policisë në nivele drejteuse të saj janë bërë një dhe qëllimi i vetëm është përfitimi ekonomik.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy