Farsa e inceneratorit të Fierit, kompania mori  28.6 milionë euro pa vënë impiantin në punë (VIDEO)

Farsa e inceneratorit të Fierit, kompania mori 28.6 milionë euro pa vënë impiantin në punë (VIDEO)

Pas akuzave të opozitës, por edhe denoncimeve në media se inceneratori i Fierit ishte një vepër fantazmë që thithte para publike, në tetor të vitit të kaluar kompania koncesionare u detyrua të reagojë publikisht.

Në të njëjtën ditë, Edi Rama u shfaq në emisionin Opinion në Klan, ku dha dhe afatin e përfundimit të inceneratorit.

Dhjetori kaloi. Por as landfilli dhe as impianti i djegies nuk u vunë në punë. Megjithatë disa muaj më pas kryeministri u shfaq sërish tek inceneratori i Fierit, në kulmin e fushatës elektorale.

Në prill, Edi Rama mori mandatin e tretë. Por inceneratori dhe landfilli sërish nuk u vunë në punë. Madje u harruan, deri ditën kur në Fier u krye një krim i rëndë mjedisor, djegia e mbeturinave në mes të qytetit.

Sipas të dhënave zyrtare, deri tani kompania qytetarët shqiptarë kanë paguar 28.6 milionë euro nga buxheti për kompaninë Integrated Waste Treatment Fier. Praktikisht të gjithë vlerën e kontratës. Madje, pagesa e fundit prej 500 mijë eurosh nga Ministria e Infrastrukturës është bërë në datën 15 korrik. Por mbetjet në Fier digjen në mes të qytetit dhe askush nuk mban përgjegjësi. As Bashkia, as ministria dhe as prokuroria. Të gjithë këta heshtin. Ndërkohë që komedia e zezë me inceneratorin e Fierit vazhdon. 28.6 milionë euro të paguara për të helmuar një qytet.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy