
Në rast se Beogradi nuk rreshtohet në një linjë me Perëndimin sa i takon sanksioneve ndaj Rusisë, mund të ketë sanksione për zyrtarët e këtij shteti, raporton media serbe “Danas”.
Beogradi mund të ketë pasoja ekonomike, ndërsa mes liderëve të sanksionuar pritet të jenë Aleksandar Vuçiç, dhe Viktor Orban.
Duke cituar burime diplomatike “Danas” raporton se presidenti serb duhet të bëjë një zgjedhje të vështirë.



