
Në seancën speciale të Parlamentit Europian, ku po diskutohej për Ukrainën, Presidentja e KE, Ursula von der Leyen, bëri një analizë të agresionit rus.
Ajo e përkufizoi si një betejë mes sundimit të ligjit dhe sundimit të armës.
Ursula von der Leyen paralajmëroi se BE-ja nuk do ta pranojë kurrë pikëpamjen se Ukraina nuk ka të drejtë të ekzistojë, teksa dënoi agresionin e Presidentit rus, Vladimir Putin.
Ajo tha se nëse Moska po kërkonte të përçante komunitetin ndërkombëtar, bëri pikërisht të kundërtën duke përmendur koordinimin e bllokut me aleatët.
“Bashkimi Europian po tregon një unitet i cili më bën krenare. Me shpejtësinë e dritës, BE, mori tre dallgë sanksionesh, kundër sistemit financiar rus, industrisë teknologjike dhe elitës së korruptuar. Ka një Rusi tjetër, përveç tankeve të Putinit, dhe ne i shtrijmë dorën tonë të miqësisë kësaj Rusie tjetër”, tha Von der Leyen.



