Duke folur nga Maliqi, kryeministri Edi Rama thumboi sot ish-kreun e ekzekutivit, Sali Berisha. Gjatë bashkëbisedimit të tij me banorët, Rama tha se pylli i fazanëve është aset i rëndësishëm i zonës.
“Sigurisht fazanët dhe kaprojtë i hëngri Saliu. Pylli i fazanëve dhe i kaprojve është atraksion i jashtëzakonshëm turistik. Siç iku edhe pelikani kaçurrel që iu bë nervi kaçurrel nga Saliu. Të gjitha do të kthehen me moratoriumin e gjuetisë” – tha sot Rama.
Por ministri i Mjedisit, Lefter Koka, ka shpërndarë sot një thirrje për ndërgjegjësim në Ditën Botërore të Kafshëve.
Por ndryshe nga kryeministri i cili beson se pelikani kaçurel ka ikur, Koka thotë se shpendi në fjalë është një nga më popullorët në vend.
“Pelikani Kaçurrel tashmë është një nga shpendët më popullorë në Shqipëri, ndërsa Ariu i Murrmë nuk do të jetë më viktimë e robërimit për qëllime përfitimi, falë nismave tona në këto 3 vite” – tha sot Lefter Koka.



