
Deputeti Edmond Spaho nga studio e lajmeve në MCN TV ka komentuar lidhur me komisionin hetimor për inceneratorët për të cilin u shpreh mjaft skeptik pasi nuk ëhstë hera e parë që cështje të tilla nuk çohen deri në fund.
Ai tha se dorëheqja e tij nga ky komision erdhi pasi kuptoi se po bëheshin të gjitha përpjekjet për të bllokuar punën e tij, ndërsa theksoi se kjo është një nga aferat më të mëdha por që gjithmonë sipas tij gjendet një kokë turku në mënyrë që çështje të tilla të mbyllen.
Duke bërë përgjegjës kryeministrin Rama, Spaho tha se ai nuk mund ta përjashtojë veten nga kjo aferë, sepse sipasn tij asgjë nuk mund të kryhet pa dijeninë e tij dhe asnjë vednim nuk kalon pa firmën e tij.
Intervista e plotë
1.Z.Spaho ju u tërhoqët nga komisioni hetimor për inceneratorët ndërkohë e cilësoni atë si aferën më të madhe në historinë e shtetit shqiptar. A keni besim se të paktën drejtësia do e zbardhë këtë çështje?
Nga komisioni hetimor u largova pasi pash që po bëheshin të gjitha përpjekjet për të bllokuar punën e tij dhe nuk më pëlqeu që u ndalua që dy gazetarë të mos japin dëshminë e tyre. Kështu që mendova që është e pafrytshme puna atje dhe s’ka për të nxjerr ndonjë rezultat dhe deri tani s’ka dalë ndonjë e re mw shumw nga ato që dinim. Kjo është një aferë por jam skeptik dhe për drejtësinë dhe për këtë të reformuar që do të mund të vërë pikat mbi i. Jam skeptik sepse kam parë dhe çështje të tjera të cilat nuk janë çuar deri në fund, si kanabizimi apo procesi për ish-ministrin Tahiri që ishte një çështje për të gjetur thjesht një kokë turku.
Gjithmonë do të gjendet një njeri për ta bërë kokë turklu që të mbyllet çështja, por këto janë afera që nuk kryhen pa dijeninë e kryeministrit. Të thuash që vetëm këta të rreshtit të parë janë fajtorë dhe ata sipër jo, s’duket e logjikshme. Si mund të bëhet pas shpine kur të gjitha janë vendime të këshillit të ministrave. Nuk i ranë në sy kryeministrit kur i firmosi? Si mund të quhen pas shpine kur kryeministri edhe sot vazhdon dhe jep lekët për dy inceneratorët si ai i Tiranës që s’ka nisur të ndërtohet dhe jepen lekët. Pra janë gjëra që na bien në sy ne qytetarëve të thjeshtë dhe jo kryeministrit s’ka mundësi është thjeshtw për të larë gojën dhe gjëra që na kanë çuar në këtë maskaradë.
2.Si e shihni rolin që po merr Partia Demokratike ne Komisionin Hetimor. Mendoni se kanë vënë një dorë amerikanet për të rritur besueshmërinë e opozitës?
Duket se nuk është çështje e amerikanëve, ne i japim shumë rol të huajve këtu në Shqipëri. Mendoj se si në shumë raste të tjera nuk ka për të arritur produkt edhe pse do e shesin sikur kanë arritur shumë. Një pjesë e institucioneve shtetërore nuk japin informacione kështu që në fund dhe ky do të përfundojë me dy raporte ku njëra do të konfirmojë shkelje, kurse pala tjetër do ti rrwzojë dhe s’do të pranojë asgjë.
3.Lidhur me çështjen e inceneratorëve dhe Portit, Berisha paralajmëroi se do të ketë protesta të fuqishme. Pritet të mbahen para zgjedhjeve të 6 marsit, apo pas tyre?
Sikur e tha dhe Berisha mos prisni që këto çështje të zbardhen as nga komisionet dhe as nga SPAK, këto do të zbardhen nga qytetarët duke marrë fatin e tyre në duar dhe duke rrëzuar narkoshetin e Ramës. Nuk jam në gjendje të japë një datë për protesta jemi të angazhuar në fushatë aktualisht, të gjitha energjitë sot për sot janë drejtuar në zgjedhjet e pjesshme vendore sepse janë zgjedhje me një rëndësi të madhe për të sotmen dhe të ardhmen e vendit për të konfirmuar se Shqipëria ka opozitë të vërtetë dhe pluralizëm të cilat janë vënë në rrezik me bashkëpunimin e përkohshëm të partisë së vulës dhe Edi Ramës. Prandaj çdo energji do e derdhem te këto zgjedhje që njerëzit të shohin pak dritë në fund të tunelit dhe mbi këtë punë të ndërtohet puna për zgjedhjet e ardhshme dhe për të rrëzuar narkoshtetin e Ramës.
4.Z.Spaho, këtë fundjave kemi hyrë zyrtarisht në fushatë elektorale, cila do të jetë strategjia e koalicionit “Shtëpia e Lirisë” nga tani e tutje? “Shtëpia e Lirisë” ne cilat bashki sipas jush ka me shume mundesi fitore?
Gjithandej ka shanse të mira për të fituar dhe po punohet seriozisht për këtë. Sot nuk ka dyshim që ata që mbështetin foltoren janë shumicë në PD dhe s’besoj se dikush ka dyshime se cila pjesë dominon. Mbështetja për këto zgjedhje do të jetë e plotë nga anëtarësia dhe në këtë mënyrë ne hyjmë si një forcë e madhe në zgjedhje dhe hyjmë për të fituar. Në Shkodër mundësitë janë të mëdha nga ajo që duket dhe sondazhet, jam optimist dhe për në Lushnjë pasi kandidati ynë është i shkëlqyer, Dibër po ashtu, kështu që besoj se do kapim rezultate të mira në këto zgjedhje dhe mbi rezultatin e tyre do të ndërtojmë të ardhmen.
5.Berisha akuzoi Bashën se më 25 prill nuk mbroji votën e demokratëve, po “Shtëpia e Lirisë” si do e mbrojë votën e qytetarëve?
Zgjedhjet e 25 prillit humbën nga një strategji e gabuar e PD që kujtohet ti mbyllë gjërat ditën e fundit. Premtimet e ekzagjeruar, bashkëpunim me Edi Ramën mungesë dëshire për të fituar. Në zgjedhjet e 6 marsit kemi komisionerë dhe numërues sigurisht qeveria i ka mekanizmat për të vepruar si në 25 prill, shenjat janë dhënë tashmë siç është Durrësi që operohet me tenderimet apo fondet e tërmetit që synohet tërheqja e votave ne do përpiqemi ti bëjmë sa më shumë transparente këto se si Edi Rama me njerëzit e tij përpiqet të qëndrojë në pushtet.
6.Ka ndonjë komunikim për bashkëpunim më pas mes Metës dhe Berishës pas përfundimit të mandatit si President?
Meta është presidenti i republikës dhe nuk bëhet fjalë të jemi sot në aleancë, presidenti personifikon unitetin e të gjithë vendit. Presidenti nuk shkarkohet për fjalë goje, ishte rast i turpshëm që do të tregonte qartë se si ekzekutivi ka kapur të gjitha hallkat e pushtetit. Sa i përket bashkëpunimit ku ju keni parasysh LSI kur thoni bashkëpunim, ne nuk e kemi fshehur se me LSI kemi pasur bashkëpunim kur kemi qenë në pushtet dhe në vitet e opozitës, në kuvendin e 11 dhjetorit jemi shprehur se do të krijojmë një aleancë të gjerë për të rrëzuar Edi Ramën. Këtu nuk shoh ndonjë arsye pse LSI të mos jetë pjesë e këtij koalicioni të gjerë madje mund të them se ata që sot hedhin gurë mbi LSI kanë përfituar më shumë prej saj, këtu kam parasysh partinë e vulës.



