Greqia zgjat shërbimin ushtarak të detyrueshëm

Greqia zgjat shërbimin ushtarak të detyrueshëm

Qeveria greke do të vendosë zgjatjen e shërbimit ushtarak të detyrueshëm në forcat tokësore në 12 muaj, nga nëntë muaj sot.

Lajmin e bën të ditur grekja “Kathimerini”, sipas të cilës vendimi është marrë sot gjatë një takimi të Këshillit për Punët e Jashtme dhe Mbrojtjen (KYSEA), që u kryesua nga kryeministri Kyriakos Mitsotakis.

Zyrtarisht, pritet që njoftimi të jepet përmes ministrit të Mbrojtjes Kombëtare, Nikos Panagiotopulos.

Rekrutët që shërbejnë përgjatë kufirit të Turqisë ose në ishujt e Egjeut pritet të përjashtohen nga masa e re.

Të gjithë meshkujve fizikisht të aftë u kërkohet të kryejnë 12 muaj shërbim kombëtar në marinën dhe forcën ajrore.

Shërbimi ushtarak në Greqi është i detyrueshëm për meshkujt nga mosha 19 vjeç.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy