Koalicioni opozitar “Bashkë Fitojmë” çel fushatën zgjedhore

Koalicioni opozitar “Bashkë Fitojmë” çel fushatën zgjedhore

Koalicioni i bashkuar opozitar “Bashkë Fitojmë” ka çelur zyrtarisht sot fushatën e saj zgjedhore në stadiumin “Air Albania”.
Nën moton “Ndryshimi në duart e tua”, fronti opozitar do të prezantojë në një podium të 61 kandidatët për zgjedhjet vendore të 14 majit.
Fillimisht në ekranet e vendosura në qendër të fushës së stadiumit “Air Albania” do të jepet një dokumentar mbi zhvillimet në PD.
I pari që do të hapë zyrtarisht fushatën është kandidati për Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi, duke vijuar me kandidatët e tjerë më pas.
Mes folësve, do të jetë edhe kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta dhe fjala përmbyllëse i takon Sali Berishës.

Pjesë e këtij grupimi nën një logo zgjedhore është Partia Demokratike (jozyrtare) Partia e Lirisë, Partia Demokristiane dhe Partia për Bashkimin dhe të Drejtat e Njeriut.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy